POLICIA E SHTETIT
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër shoqëruan shtetasin e mitur 15 vjeç, banues në Francë, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me 2 shtetas francezë, më datë 03.07.2025, kanë vjedhur produkte në një market.
Në përfundim të veprimeve procedurale, për të nisi procedimi në gjendje të lirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.








