• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vjedhja spektakolare në ’18 Shtatori’ dhe plagosja e para disa ditëve, dëshmi e pasigurisë publike në Gjirokastër

18/06/2018
Ndërrimi i viteve, policia në gadishmëri, rendi dhe rrugorët në terren

Një vjedhje spektakolare ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Gjirokastër. Tre persona të maskuar thyen dyqanin e kompanisë celulare ‘Telecom’, duke marrë kasafortën dhe sende të tjera elektronike. Më tepër sesa vjedhja në vetëvete si akt kriminal, ajo që merr më shumë rëndësi dhe ngre disa pikëpyetje është vendi ku ndodhi ngjarja. Pikërisht në zemër të lagjes ’18 Shtatori’, disa metra pranë Drejtorisë së Policisë Gjirokastër. Si është e mundur që tre grabitës të armatosur dhe me maska, futen në një dyqan buzë rrugës, në orët e para të mëngjesit dhe largohen të pashqetësuar nga askush?

Kjo është ngjarja e dytë që ngre shumë pikëpyetje për sigurinë publike në Gjirokastër. Kujtojmë disa ditë më parë plagosjen e dy personave nga Lazarati në një lokal afër komisariatit të policisë. Edhe në këtë rast autori u largua, madje sipas policisë ai u lokalizua në Delvinë, por sot është ende i lirë. Cila është forca e reagimit të policisë Gjirokastër për ngjarje të tilla? Padyshim që vjedhje, grabitje dhe ngjarje të tjera krimianle ndodhin në çdo vend të botës.

Por kur ato mbeten të pazbuluara, natyrisht që thyhet besimi i qytetarëve tek policia. Mendoni për një çast se çfarë sigurie mund të kenë banorët e një lagje periferike në Gjirokastër, po themi në ‘Grehot’, kur grabitës të armatosur bëjnë ‘namin’ në mes të ’18 Shtatorit’, pranë komisariatit të policisë dhe më pas largohen të pa shqetësuar. Mendoni se çfarë sigurie mund të ndiejnë banorët e një fshati të largët, kur forca e reagimit të policisë është e ulët në zemër të qytetit. Nuk është qëllimi të baltosim  punën e Policisë së Shtetit dhe as ta pengojmë atë në kryerjen e detyrave që i ngarkon ligji, por dy ngjarjet e fundit në Gjirokastër ngrenë pikëpyetje mbi sigurinë publike në këtë qytet dhe forcën e reagimit të policisë.

Sfida me kriminalitetin është të parandalosh në kohë ngjarjet apo kur ato ndodhin, t’i zbardhësh duke vënë në bankën e të akuzuarve autorët. Ngjarje të tilla si grabitja e sotme apo plagosja e disa ditëve më parë krijojnë pasiguri tek qytetarët që jetojnë këtu, por edhe tek turistët që vizitojnë Gjirokastrën.

© ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
VIDEO/ Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bolognan në finale

VIDEO/ Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bolognan në finale

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al