• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vjen “kërcenimi” nga Facebook: Mund të dilni jashtë loje nëse…

02/03/2018
Vjen “kërcenimi” nga Facebook: Mund të dilni jashtë loje nëse…

Portali i huaj i lifestyle-it, “Little Things” thotë se është detyruar të mbyllë aktivitetin e tij pas ndryshimeve të bëra në algoritmat në News Feed nga Facebook. Mbyllja e biznesit të fokusuar tek femrat do të rezultojë në humbjen e 100 vendeve të punës. Kompania ishte e përqendruar në publikimin e lajmeve dhe videove në faqen e saj. Që në fillimet e saj, në vitin 2014, ajo tërhoqi 12 milionë ndjekës në Facebook.

Por kompania tha se ndryshimet e Facebook kanë qenë “katastrofike” për të.

Shefi ekzekutiv, Joe Spieser, tha për Business Insider se ndryshimet e fundit të algoritmit në Facebook kanë zhdukur afërsisht 75% të trafikut organik për “Little Things” duke goditur kështu direkt të ardhurat e saj.

Në janar, rrjeti social tha se do t’i jepte përparësi përmbajtjes nga miqtë dhe familjarët, në vend të postimeve nga faqe të ndryshme. Mesa duket tashmë kanë filluar hapat e para të implementimit të këtij vendimi.

“Little Things” u shpreh se kishte qenë në bisedime për të shitur biznesin e saj në një kompani tjetër mediatike. Megjithatë, në një shkresë për stafin e saj, ajo zbuloi se blerësi ishte tërhequr.

“Bizneset që dëshironin të blinin “Little Things” u frikësuan dhe menjëherë dolën nga procesi i blerjes, duke na lënë në rrezik ndaj borxhit të bankës dhe përfundimisht duke sjellë një fund të përshpejtuar në historinë tonë,” thanë burime nga faqja.

“Little Things” filloi si një faqe me përmbajtje marketingu për dyqanin e shitjes me pakicë PetFlow, në internet në vitin 2014. Faqja e saj në Facebook tërhoqi 800,000 ndjekës në Qershor të po atij viti. PetFlow më pas u largua duke u bërë një kompani e pavarur në Shtator të vitit 2014.

Kompania kishte përfituar nga fokusi i Facebook në video në atë kohë dhe kishte prodhuar video që kishin lidhje me stilin e jetesës dhe përmbajtje për gatimin.

Gretchen Tibbits, presidentja dhe shefja operative për firmën, i tha BBC-së se gjëja më e vështirë për kompaninë është se “100 persona të mrekullueshëm janë prekur nga ky ndryshim”.

Kompania tha se do të vazhdojë të përditësojë faqen e saj për momentin, por znj. Tibbits konfirmoi se “sot është dita e fundit” për firmën.

Related Posts

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026
Alarm për bombë në Parlamentin grek, telefonata anonime vë në lëvizje autoritetet
Kryesore

Alarm për bombë në Parlamentin grek, telefonata anonime vë në lëvizje autoritetet

05/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ky është i riu që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës në Tiranë

Ky është i riu që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës në Tiranë

24/10/2026
E rëndë/ I riu goditet me plumb gome nga policia, rrezikon shikimin (VIDEO)

E rëndë/ I riu goditet me plumb gome nga policia, rrezikon shikimin (VIDEO)

24/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al