Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar aktivisti mjedisor Lavdosh Ferruni. Duke marrë shkas nga reportazhi i realizuar nga emisioni “Top Story”, në të cilën u transmetuan pamje të shkatërrimeve të bëra në lumin Vjosë, aktivisti Ferruni tha se ai, së bashku me disa aktivistë të tjerë, do të zhvillojnë protesta që këto “masakra natyrore” të marrin fund. Zgjidhjen ai e shikon tek kryeministri Edi Rama.
“Ne sot do të bëjmë një protestë dhe do të kërkojmë, kemi kërkuar edhe më përpara, edhe si ambientalistë, si shoqata mjedisore, kemi kërkuar që në vitin 2015 një moratorium. Nuk ka funksionuar, kanë vazhduar lejet, firmosen lejet pafund. Dy koncesionet për Vjosën janë akoma online, janë në gjendje aktive. Tani që po flasim ne dikush firmos për Kalivaçin, gjë që do të ishte vërtetë kriminale, për arsye se ka një mori faktorësh, është e pabesueshme për ne se si mund të ndodhë kjo gjë”, u shpreh aktivisti.
Më tej ai shtoi:
“Ne do t’i thërrasim zotit Edi Rama poshtë zyrës së tij, natyrisht ne nuk shpresojmë që ai të dali dhe të komunikojë me ne. Shoqëria civile për zotin Edi Rama është harruar, edhe pse dikur na ka dëgjuar. E rëndësishme është që do të ketë shumë qytetar sot të Tiranës që do t’i bashkohen komuniteteve ruale, që janë thellësisht të shqetësuara, për arsye se i kanë rrëmbyer ujin, ja kanë vjedhur. Ai jeton aty për arsye se ka ujë. Ai e lë pa ujë dhe jeta e tij është në zgrip. Ne kemi një slogan sot, ‘uji në tub jeta në zgrip’. Kjo është jashtëzakonisht e kritikueshme në të gjitha aspektet. Ndërsa thamë në një komunikim tonën Skavica është një gjë që i duhet vendit, për arsye se është burimi drik që ka edhe efiçencë ekonomike dhe nuk ka një dëm të madh në biodiversitet. Nga ana tjetër, në këtë takim zoti Rama tha këto ecjet e vegjël janë si shushunja që pinë gjakun e organizmit të vendit. Unë dua të kujtoj që zoti Rama e quajti shtojzovalle dy HECE në Valbonë disa kohë më përpara. Shteti ka një humbje të madhe ekonomike nga këto HECE-t, çdo vit paguan 40 milionë bonus për këto që shkatërrojnë mjedisin. I jep nga taksat tona këtyre që të shkatërrojnë mjedisin”./ TCH