• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vllaznia në kaos, kryetarja e Këshillit Bashkiak: Voltana Ademi kërkon para’

27/03/2021
Vllaznia në kaos, kryetarja e Këshillit Bashkiak: Voltana Ademi kërkon para’

Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Brisela Kadija, ka reaguar pas vendimit të fundit për mosmiratimin e kërkesës së klubit Vllaznia, si dhe deklaratës që bëri kryebashkiakja Voltana Ademi. Përmes një postimi në faqen zyrtare, Kadija ka sqaruar situatën, ndërsa nuk ka ngurruar të akuzojë direkt Ademin për atë që ka ndodhur me administrimin e klubit dhe borxhin që ka në Tatime prej kohësh.

Reagimi i plotë i Kryetares së Këshillit Bashkiak, Brisela Kadia: Projektvendimet që lidhen me çështje buxheti duhet t’u vihen në dispozicion këshilltarëve 10 ditë përpara mbledhjes së Këshillit Bashkiak. Në lidhje me çështjen e Vllaznisë (u kërkuan 82,609,863 lekë), raporti konsiston në një referim prej 3 rreshtash, ndërkohë që fondi kap vlerën e dyfishit të buxhetit vjetor të sh.a. Vllaznia të miratuar vetëm 3 muaj më përpara në mbledhjen e buxhetit 2021.
Ky relacion nuk argumenton asgjë në lidhje me: 1. Domosdoshmërinë e pagesës imediate të këtij detyrimi dhe sa është detyrimi. 2. Si është bërë shpërndarja në zëra buxhetorë në lidhje me këtë program. Përse kryetarja e bashkisë, ndërkohë që është edhe administratore, edhe aksionere, që do të thotë i ka marrë të gjitha tagrat e një sh.a.-je, nuk e ka parashikuar këtë detyrim në mbledhjen e buxhetit? Nuk është parashtruar asnjëherë, asnjë informacion apo diskutim në lidhje me detyrimin në fjalë, por papritmas 3 muaj pas miratimit të buxhetit dhe dy ditë para mbledhjes së Këshillit, sjell një projektvendim ku kërkon 820 milionë lekë (të vjetër), duke mos bërë asnjë transparencë për keqmenaxhimin e Vllaznisë në vite.
Sa nga ky fond shkon për sigurime dhe sa shkon për detyrime të tjera tatimore dhe cilat janë ato? Në asnjë moment nuk është bërë transparencë, bazuar në dokumente mbi situatën faktike të KF Vllaznia sh.a., duke mos paraqitur qoftë edhe një relacion përmbledhës për këtë situatë? Referuar shkresës që kryetarja e bashkisë i ka drejtuar Drejtorisë Rajonale Tatimore Shkodër, është kërkuar marrëveshje për pagesën me këste të detyrimit tatimor. Përse kryetarja e bashkisë nuk kërkon rishpërndarje të fondit deri në limitin e këstit, sipas marrëveshjes së kërkuar, por kërkon një vlerë e cila është dyfishi i buxhetit vjetor të Vllaznisë, aq më tepër pa asnjë argument, edhe për efekt transparence ndaj qytetarëve, por përdor ndjeshmërinë e çështjes për t’i manipuluar ato?
Përse kryetarja e bashkisë nuk jep llogari që këto detyrime janë të sigurimeve shoqërore, që do të thotë që punonjësit, lojtarët, stafi etj., nuk janë planifikuar rregullisht për t’u paguar si një detyrim ligjor i çdo punëdhënësi apo institucioni? Për cilën periudhë të sigurimeve shoqërore bëhet fjalë? Sa kohë ka stafi i Vllaznisë që nuk i paguhen sigurimet shoqërore që pason një të drejtë të tyre për të kërkuar pensionin në të ardhmen?
Borxhi ka qenë 70 milionë lekë (të rinj) në vitin 2018, pse nuk mori masa më parë, duke bërë një planifikim shlyerjeje borxhi vjetor, por e la të akumulohej? Marrëveshja mund të bëhej kurdo? Me të njëjtat fonde është menaxhuar KF Vllaznia sh.a. si në vendin e parafundit, ashtu edhe tani që është në krye të klasifikimit? Në momentin që ky relacion të vijë i plotë, me argumente dhe fakte justifikuese të domosdoshmërisë të shpenzimit të këtij fondi, Këshilli Bashkiak është i gatshëm të rimblidhet në çdo moment për të diskutuar çështjen në fjalë.

Related Posts

Marotta në 360 gradë: Tani të fitojmë Kupën e Italisë, vitin tjetër kompetitiv edhe në Champions
Sport

Marotta në 360 gradë: Tani të fitojmë Kupën e Italisë, vitin tjetër kompetitiv edhe në Champions

04/05/2026
Chivu flet si kampion: Unë në historinë e Inter-it? Kam qenë edhe më parë…
Sport

Chivu flet si kampion: Unë në historinë e Inter-it? Kam qenë edhe më parë…

04/05/2026
Egnatia nuk humbet kohë, pas largimit të Tetovës, vjen firma me teknikun e njohur kryeqytetas
Sport

Egnatia nuk humbet kohë, pas largimit të Tetovës, vjen firma me teknikun e njohur kryeqytetas

04/05/2026
Legjionarët/ Fundjavë pozitive e kuqezinjve, Mehmeti ngjitet në Premier League, rikthehen te goli Asllani, Uzuni, Laçi, Daku, Hoxha dhe Tuci

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Marotta në 360 gradë: Tani të fitojmë Kupën e Italisë, vitin tjetër kompetitiv edhe në Champions

Marotta në 360 gradë: Tani të fitojmë Kupën e Italisë, vitin tjetër kompetitiv edhe në Champions

04/05/2026
Chivu flet si kampion: Unë në historinë e Inter-it? Kam qenë edhe më parë…

Chivu flet si kampion: Unë në historinë e Inter-it? Kam qenë edhe më parë…

04/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al