• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vlora dhe Saranda qytetet më të preferuara në Shqipëri nga pensionistët e huaj

08/02/2026
Paradoksi shqiptar/ Çmimet e pronave pritet të shtrenjtohen, edhe pse kërkesat janë në rënie

Vlora dhe Saranda janë qytetet më të kërkuara nga pensionistët amerikanë, italianë dhe zviceranë për të jetuar në Shqipëri. Lisa Spence jeton në Vlorë, ndërsa agjentët e pasurive të paluajtshme raportojnë një rritje të kërkesës për qira afatgjata nga amerikanët.

Eron Çumani, nga “Saranda Property”, thotë se këtë vit është rritur numri i shtetasve amerikanë që po parapëlqejnë të qëndrojnë me qira në qytetin e Sarandës. Z. Çumani pohoi se arsyet për ardhjen e tyre janë të shumta, që nga qëndrimi proamerikan i popullit shqiptar, kostoja më e ulët e jetesës dhe qiratë e ulëta të apartamenteve krahasuar me çmimet në SHBA.

“Sivjet ka pasur një ‘dallgë’ të ardhjes së shtetasve amerikanë që po kërkojnë qëndrim afatgjatë në Sarandë, përfshirë pensionistë, por edhe shtetas të moshave të ndryshme.

Së pari, shumë prej tyre po testojnë qëndrimin në Shqipëri, duke provuar të jetojnë një apo dy muaj, duke përfituar edhe nga lehtësia për mosaplikim për leje qëndrimi për një vit.

Pas periudhës së testimit vihet re që shumë prej tyre më pas kërkojnë për qëndrim më afatgjatë. Shumica e tyre qëndrojnë në apartamente me qira me çmime nga 350 euro deri në 400 euro në muaj. Zakonisht parapëlqehen zonat e periferisë të Sarandës, pasi çmimet e qirave janë të ulëta.

Arsyeja kryesore pse zgjedhin të jetojnë në Shqipëri është siguria, pasi gjejnë një popull miqësor ndaj shtetasve amerikanë.

Shumë prej tyre shohin si avantazh qëndrimin për një vit pa leje qëndrimi në Shqipëri që mundëson legjislacioni shqiptar për shtetasit amerikanë. Ky avantazh po shfrytëzohet edhe nga shtetasit ukrainas.

Arsye tjetër, por mjaft e rëndësishme, është kostoja e ulët e jetesës dhe çmimet e qirave krahasuar me shtetet amerikane.

Ne kemi parë se si ka ndryshuar mënyra e jetesës për shumë prej të huajve që prej vitesh jetojnë në Sarandë. Fillimisht banojnë në shtëpi me qira, më pas disa prej tyre blejnë apartamente me çmime ekonomike, blejnë makina deri edhe mbajnë kujdestare për shtëpinë”.

Eron Çumani, nga agjencia e pasurive të paluajtshme “Saranda Property” thekson se amerikanët parapëlqejnë qytete bregdetare që ofrojnë qetësi, klimë të mirë dhe infrastrukturë të mjaftueshme për jetesë. Kostoja e ulët e jetesës, klima, deti dhe mikpritja e banorëve lokalë janë faktorë që ndikojnë më shumë në vendimin e tyre për të jetuar në Shqipëri.

Por, përveç shtetasve amerikanë, zoti Çumani thotë se në Sarandë po vijnë për të jetuar edhe pensionistë nga vende të Europës Perëndimore, si Zvicra apo Gjermania.

Nuk bëhet fjalë vetëm për pensionistë me të ardhura relativisht të ulëta, prej 1.500 apo 2.000 euro në muaj, por edhe për pensionistë të pasur, të cilët shfrytëzojnë mundësinë e tërheqjes së fondeve nga skemat private të pensionit.

Për shembull, një shtetas zviceran ka tërhequr një shumë prej rreth 350 mijë eurosh për të jetuar në Sarandë”, – shprehet z. Çumani.

Shqipëria po tërheq edhe pensionistët britanikë nga mostatimi i pensioneve dhe qiratë e ulëta

Përveç shtetasve amerikanë, Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë një destinacion i parapëlqyer edhe për pensionistët britanikë. Një artikull i publikuar më herët nga “MailOnline”, website i tabloidit të njohur britanik “Daily Mail”, thekson se arsyeja kryesore që tërheq pensionistët janë kostoja e ulët e jetesës, qiratë e përballueshme të apartamenteve dhe mungesa e taksimit mbi pensionet.

Ekspertët shpjegojnë se pensionistët britanikë mund të aplikojnë për “opsionin e dedikuar të vizave të daljes në pension të Shqipërisë për qytetarët jo anëtarë të BE”.

William Cooper, drejtor marketingu në kompaninë britanike të sigurimeve shëndetësore shpjegon se hapat përfshijnë marrjen e një vize ‘D’, e cila lejon qëndrim të zgjatur, dhe më pas aplikimin për leje qëndrimi përmes portalit e-Albania, duke paraqitur akomodimin, të ardhurat dhe sigurimin shëndetësor. Për të siguruar vizën, të ardhurat minimale mujore nga pensioni duhet të jenë të paktën 120,000 lekë (apo rreth 1,011 paund ose 1,271 USD).

Sipas ekspertëve të agjencive imobiliare në shkrim theksohet se qytetet më të preferuara për pensionistët britanikë janë Tirana, Vlora dhe Saranda.

“Tirana ofron infrastrukturën më të mirë, investime të shumta dhe shërbime shëndetësore dhe arsimore, si dhe një stil jetese aktiv me kafene, bare dhe aktivitete kulturore. Një apartament 1+1 në qendër kushton 400-700 euro në muaj, ndërsa jashtë qendrës 250-500 euro.

Ndërsa çmimet e shitjes së pronave shkojnë nga 1,500 deri në 3,000 euro për metër katror.

Vlora përgjatë Rivierës shqiptare, më e qetë se Tirana, është një qytet me një komunitet në rritje dhe akses të lehtë në plazhet më të bukura.

Çmimet e pronave buzë detit variojnë nga 1,200-2,500 euro për metër katror, ndërsa qiratë janë 20-30% më të ulëta se në kryeqytet. Saranda, qyteti më i ngrohtë nga të tre, mbetet një destinacion i preferuar për pensionistët për bukurinë bregdetare.

Kostoja e jetesës në Shqipëri është rreth 11% më e ulët se në Spanjë, një destinacion tjetër popullor për pensionistët britanikë.

Një vakt në restorant mund të kushtojë 8-15 euro për person, kafeja rreth 1 euro, dhe një çift mund të shpenzojë 250-400 euro në muaj për ushqim, ndërsa energjia, uji dhe interneti rreth 100 euro”, theksohet në shkrim.

Më tej në artikull shkruhet se Shqipëria ka një sistem shëndetësor universal, i financuar nga kontributet e detyrueshme dhe vullnetare, i plotësuar nga buxheti i shtetit. Kujdesi privat shëndetësor ka njohur përmirësim të dukshëm, duke siguruar standarde të larta për banorët dhe pensionistët e huaj.

Ekspertët dhe pensionistët e huaj vlerësojnë se Shqipëria ofron një kombinim unik: kosto të ulët, cilësi të lartë jetese, klimë e këndshme dhe komunitete mikpritëse, duke e bërë atë një opsion tërheqës për jetesën pas daljes në pension./Monitor.al

Related Posts

Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Policia bë bilancin e janarit: 107 operacione, 498 të arrestuar

08/02/2026
Gjirokastra prej 8 orësh pa energji elektrike, asnjë reagim nga OSHEE
Lajme

Blackout energjitik në Fier: Gjysma e qytetit pa drita, qytetarë të bllokuar në ashensorë

08/02/2026
Votat e diasporës, Rama thirrje shqiptarëve të Greqisë: Mos prisni të vijë DHL për të marrë zarfet, kthejini në pikat përkatëse
Kryesore

“Kërkojnë qiqra në hell”/ Rama: S’ka dhe nuk do të ketë rritje pagash për gjyqtarët

08/02/2026
Vendimi për Ballukun, reagon Rama: Budallallëk botëror, Gjykata Kushtetuese nuk gjeti dot forcën për të mos lejuar rimarrjen peng të qeverisë
Kryesore

Vendimi për Ballukun, reagon Rama: Budallallëk botëror, Gjykata Kushtetuese nuk gjeti dot forcën për të mos lejuar rimarrjen peng të qeverisë

08/02/2026
Ndarja e re territoriale/ Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes
Kryesore

Ndarja e re territoriale/ Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes

07/02/2026
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

E rëndë/ 4-vjeçari mbërrin pa jetë në spital, familjarët: Kishte të vjella pasi konsumoi mjaltë

07/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Përplasje e ashpër mes Luizit dhe Rogertit: Lojtar legen që ke lënë lekët në bixhoz

Përplasje e ashpër mes Luizit dhe Rogertit: Lojtar legen që ke lënë lekët në bixhoz

08/02/2026
Premier League/ Arsenal nuk fal ndaj Sunderland, United “pa frena” me Carrick në krye, Chelsea mbetet në garë për zonën Champions

Premier League/ Arsenal nuk fal ndaj Sunderland, United “pa frena” me Carrick në krye, Chelsea mbetet në garë për zonën Champions

08/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al