POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 64 vjeç, banues në Memaliaj, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se ka vjedhur në banesën e shtetasit S. G., në Memaliaj, 2 motosharra, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.








