• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vodhi mjetet e kryebashkiakut grek, arrestohet biznesmeni shqiptar. Të pathënat e operacionit që çmontoi grupin kriminal

05/12/2023
Vodhi mjetet e kryebashkiakut grek, arrestohet biznesmeni shqiptar. Të pathënat e operacionit që çmontoi grupin kriminal

Një biznesmen i njohur shqiptar 45-vjeçar, pronar i një kompanie në Shqipëri që përfiton tendera publikë, është arrestuar në një operacion të policisë greke, i akuzuar si autor i vjedhjes së makinerive të rënda si eskavatorë etj në të paktën tre raste.

Kështu shkruajnë mediat greke, të cilat nuk bëjnë publike emrin e biznesmenit në fjalë. Në një nga rastet, viktimë ka qenë kompania private e Kryetarit të Bashkisë së Lamias në Greqi, Panourgias Papaioanou, njëherësh aksioner në skuadrën e futbollit të qytetit. Këtij te fundit, grupi kriminal i përbërë nga dy meshkuj dhe dy femra shqiptare, i kanë vjedhur 2 eskavatorë me vlerë 245 mijë euro, ngjarje e ndodhur të martën e shkuar ne Ftiotidha. Njëri nga eskavatorët është gjetur, por tjetri ende jo. Policia greke beson se ndodhet brenda territorit grek, pasi grupi kriminal nuk besohet se ka pasur kohë ta trafikonte në Shqipëri.

Biznesmeni shqiptar në krye të grupit, si kryhej vjedhja dhe trafikimi në Shqipëri

Policia greke ka zbuluar një grup shqiptarësh të cilët vidhnin mjete të rënda transporti në Greqi, si eskavatorë, me qëllim trafikimin në Shqipëri. 2 burra shqiptarë kanë rënë në pranga dhe 2 femra shqiptare janë shpallur në kërkim, ndërkohë që u zbuluan 3 vjedhje me vlerë 645 mijë euro.

Operacioni i policisë greke u zhvillua në Janinë, ku u kryen arrestimet ndërkohë që policia ka sekuestruar një kamion dhe një automjet luksoz me targa shqiptare si dhe disa nga mjetet e rënda të vjedhura. Në veçanti, sipas hetimeve policore, të dyshuarit, të paktën që nga shtatori, duke zotëruar njohuritë dhe mjetet e duhura, janë bashkuar me qëllim vjedhjen e makinerive të ndërtimit nga rajone të ndryshme të vendit.

Për sa i përket mënyrës së punës, ata pasi kanë lokalizuar makineritë e ndërtimit në kantiere, më pas duke përdorur kamionë me rimorkio i kanë transportuar në zona të tjera për t’i fshehur, ndërsa gjatë lëvizjes së kamionëve kanë përdorur makina për të kontrolluar rrugën. Qëllimi i tyre përfundimtar ishte transportimi i makinerive të vjedhura të ndërtimit jashtë Greqisë, ku do t’i rishisnin të tëra ose si pjesë këmbimi, duke pritur fitime të mëdha.

Pas veprimeve të mësipërme, u konstatua se ata janë të përfshirë në këto raste:

1. Vjedhja e dy ekskavatorëve, me vlerë totale 245.000 euro, e ndodhur mëngjesin e datës 28.11.2023 në zonën e Fthiotidës, nga të cilët njëri prej tyre u gjet dhe i’u dorëzua pronarit.
2. Vjedhja e një makinerie tokësore, me vlerë 100.000 euro, e ndodhur në orët e para të datës 23.11.2023 në zonën e Janinës, e cila u zbulua më datë 26.11.2023 në zonën e Igumenicës i ngarkuar në një rimorkio me shtrat të sheshtë dhe i’u dorëzua pronarit.
3. Vjedhja e një kabine dhe motori, me vlerë totale 300.000 euro, të cilat u çmontuan nga një ekskavator me zvarritës nga zona e Etoloakarnanisë më datë 18.10.2023.

Në kuadër të hetimeve ndër të tjera u sekuestruan kamioni si dhe dy rimorkiot, të përdorura në secilin prej rasteve të vjedhjes në Janinë dhe Ftiotidha, 2 makina të cilat janë përdorur si pararendës në vjedhjet e mësipërme, 4 celularë, Gjurmues GPS dhe kamera, veshje pune dhe doreza dhe çelësa dhe vegla të ndryshme.

Kreu i grupit, biznesmeni shqiptar. Bënte jetë luksoze
“Mjeshtri” i grupit ishte një 45-vjeçar, i cili sipas hetimeve të prokurorisë dyshohet se zotëron një kompani në Shqipëri që ndërmerr punë publike në shtetin fqinj. Gjithashtu, informacionet që mbërritën në qytetin e Janinës thanë se 45-vjeçari bënte një jetë luksoze dhe jetonte në një vilë luksoze pasi duket se “punët” e tij po shkonin nga e mira në më të mirë.

Related Posts

Grupi koordinues i protestës shpall listën me 5 kërkesa: Dorëheqje e Edi Ramës, qeveri teknike, Kushtetutë e re dhe…
Kryesore

Grupi koordinues i protestës shpall listën me 5 kërkesa: Dorëheqje e Edi Ramës, qeveri teknike, Kushtetutë e re dhe…

23/06/2026
Gjin Gjoni: Unë dhe doktori e ndjejmë veten pjesë të ‘Shqipërisë së re’ që kërkojnë protestuesit! Ata që thonë ‘Berisha n’burg’ janë të paguar
Kryesore

Gjin Gjoni: Unë dhe doktori e ndjejmë veten pjesë të ‘Shqipërisë së re’ që kërkojnë protestuesit! Ata që thonë ‘Berisha n’burg’ janë të paguar

23/06/2026
Arrestohet në Amerikë mafiozi i njohur me origjinë nga Gjirokastra, akuzohet për fajde, zhvatje dhe kërcënime
Kryesore

Arrestohet në Amerikë mafiozi i njohur me origjinë nga Gjirokastra, akuzohet për fajde, zhvatje dhe kërcënime

23/06/2026
Deputeti i PS: I hoqën maskat! OMONIA e Dules mbron Muçin e Lëvizjes Bashkë, se janë bashkë në vorioepirotizëm
Kryesore

Bido ironizon deputetin e Lëvizjes Bashkë: Lëre kolltukun, se nuk ia vlen as zaptimi i oborrit të shkollës “Koto Hoxhi” në Gjirokastër, as aksionet e tua si ndërtues në Arameras

23/06/2026
“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës
Blog

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës

21/06/2026
Aksidenti me 4 të vdekur në Tepelenë, reagon Taulant Balla
Lajme

‘Rinia e Epirit të Veriut’ : Regjimi i Ramës kolapsoi! Reagon Balla: Qeverinë e Shqipërisë e vendosin vetëm shqiptarët

21/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Grupi koordinues i protestës shpall listën me 5 kërkesa: Dorëheqje e Edi Ramës, qeveri teknike, Kushtetutë e re dhe…

Grupi koordinues i protestës shpall listën me 5 kërkesa: Dorëheqje e Edi Ramës, qeveri teknike, Kushtetutë e re dhe…

23/06/2026
Gjin Gjoni: Unë dhe doktori e ndjejmë veten pjesë të ‘Shqipërisë së re’ që kërkojnë protestuesit! Ata që thonë ‘Berisha n’burg’ janë të paguar

Gjin Gjoni: Unë dhe doktori e ndjejmë veten pjesë të ‘Shqipërisë së re’ që kërkojnë protestuesit! Ata që thonë ‘Berisha n’burg’ janë të paguar

23/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al