POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë shpallën në kërkim shtetasin Y. K., 31 vjeç, banues në Memaliaj, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një banesë në fshatin Dervician. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









