Aldison Belulajt, 23-vjeçari që qëlloi me 4 plumba mbi studenten e Juridikut, Ariela Murati, është në koma të pakthyeshme. Mjekët duket se nuk japin shumë shpresa për jetën e tij, ndërsa i riu vazhdon të mbahet në kontroll vetëm me anë të aparaturave.
Duket se plumbat që ai qëlloi ndaj vetes së tij, kanë prekur trurin shumë rëndë, duke i bërë mjekët pesimistë për gjendjen e të riut nga Fieri.
“Kemi të bëjmë me një koma të pakthyeshme dhe mbahet në jetë me aparatura. Truri ka dëmtime shumë të rënda dhe ënjtje të trurit, ndërsa mbahet në jetë me aparatura. Në të tilla raste mjekësia ngre duart dhe nuk mund të bëhet gjë, por thjesht duhet të qëndrohet në pritje”- shprehen mjekët e spitalit, sipas Balkanweb.
Ndërkohë të pyetur për mundësinë e transportimit jashtë Shqipërisë të pacientit, bluzat e bardha shprehen se për këtë rast nuk ësht









