• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vrasja e biznesmenit, kontrolle te hoteli në Sarandë. Çfarë dihet deri tani për lidhjen me Aleksin e Memaliajt

26/01/2023
Vrasja e biznesmenit, kontrolle te hoteli në Sarandë. Çfarë dihet deri tani për lidhjen me Aleksin e Memaliajt

Në tentativë për të zbardhur të plotë ngjarjen e rëndë të ekzekutimit mafioz të biznesmenit Edmond Papa, Policia përveç informacioneve të ndryshme ka vijuar t’u besojë edhe pamjeve të dhjetëra kamerave të sekuestruara.

Pak ditë më parë, në kuadër të këtij hetimi u tha se ishte zbuluar se viktima e atij shpërthimi horror në rrugën që lidh Tiranën me Elbasanin, kishte fjetur pak ditë para vrasjes në hotelin e viktimës në Sarandë. Për pasojë janë hedhur edhe emra të tjerë në dosjen hetimore, të cilët mësohet se do të merren në pyetje në lidhje me gjithçka ka ndodhur mes dy miqve që më pas dyshohet se u bënë armiq.

Në qendër të hasmërisë mes tyre policia dhe prokuroria pretendojnë se është humbja e një sasie të vogël hashashi, por ende nuk janë mësuar detaje në lidhje me shkakun që solli ekzekutimet e njohura. Ndonëse dyshohet se edhe tri viktima të Greqisë të kenë lidhje me këto ngjarje, policia dhe prokuroria ende nuk i kanë kaluar kufijtë për të shkuar deri në Athinë, atje ku policia greke nuk pushon së gjurmuari atentatorët dhe porositësit e dy atentateve me tre viktima.

HETIMET NË TIRANË

Pamjet e kamerave të sigurisë ndihmuan hetuesit për identifikimin e Adrew Bodes, personit që është shpallur në kërkim si autor i vrasjes së Edmond Papës në një lokal në kryeqytet. Bode është kujdesur të kryejë vrasjen në mënyrë që të mos identifikohej nga kamerat e sigurisë, por ai është tradhtuar nga një takim që ka pasur me Albano Velon, gjatë kohës që mbanin në vëzhgim lëvizjet e Papës. Grupi hetimor referuar kamerave të sigurisë ka zbardhur një takim të zhvilluar pranë presidencës në zonën e ish-bllokut mes Andreë Bodes dhe Albano Velos, pasi këta të fundit kanë qenë në ndjekje të makinës me të cilën lëvizte Edmond Papa.

Për vrasjen e biznesmenin në pranga është vënë Albano Velo, si person që ka mbajtur në vëzhgim lëvizjet e viktimës, ndërsa Bode që dyshohet se ka qëlluar për vdekje është shpallur në kërkim. Sipas prokurorisë, Papa është ekzekutuar në shenjë hakmarrje pas vrasjes së Aleksandër Sadikajt qershorin e kaluar nga shpërthimi me tritol në makinën me të cilën ai po udhëtonte. Grupi hetimor ka dyshime se familjarët e Sadikajt po përgatiteshin për të marrë hak për vrasjen e të afërmit të tyre, ndërsa shkak për konflikte është bërë prishja e pazareve të drogës.

HETIMET NË SARANDË

Aleksandër Sadikaj rezulton të ketë qëndruar në hotelin “Blues Sky” në pronësi të Edmond Papës pak ditë përpara se sa të ekzekutohej. Kjo marrëdhënie por dhe dëshmi të mbledhura nga Policia, kanë faktuar se Sadikaj dhe Edmond Papa, njiheshin mirë me njëri-tjetrin. Por, për shkak të borxheve të lindura si pasojë e blerjes së një sasie prej 100 kg hashash në Memaliaj, marrëdhëniet mes dy miqve ishin kthyer në kontradiktore. Sipas të dhënave hetimore bëhet me dije se janë një sërë të dhënash që i kanë çuar hetuesit në Sarandë, pikërisht në vendin nga ku edhe është nisur zinxhiri i vrasjeve pasi sipas të dhënave një kushëri i viktimës Sadikaj ka dalë në një sërë të dhënash është mik i ngushtë i dy personave të vënë nën akuzë për ekzekutimin e Papës në Tiranë./Panorama

Related Posts

Nisin regjistrimet për studimet Master në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër, ja degët ku mund të aplikoni
Kryesore

Aplikimet në universitete, 6 ditë kohë për zgjedhjen e degëve, procesi nis më 27 korrik

21/07/2026
30 milionë euro tendera, gjykata vendos për dosjen “Kolonja” më 9 shtator
Kryesore

30 milionë euro tendera, gjykata vendos për dosjen “Kolonja” më 9 shtator

21/07/2026
Kumbaro nga Korça: Programi për Universitetin “Fan Noli” bashkë me Liceun Francez e projektojnë qytetin si një pol të ndërkombëtarizuar të dijeve shkencore e tekonologjike
Kryesore

Kumbaro nga Korça: Programi për Universitetin “Fan Noli” bashkë me Liceun Francez e projektojnë qytetin si një pol të ndërkombëtarizuar të dijeve shkencore e tekonologjike

21/07/2026
Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro
Kryesore

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

21/07/2026
Zbulohet kanabis brenda kanioneve në Tepelenë, arrestohet 57-vjeçari
Kryesore

Zbulohet kanabis brenda kanioneve në Tepelenë, arrestohet 57-vjeçari

21/07/2026
Vezë me emrat e deputetëve, protestuesit gati për sulm, mblidhen para Parlamentit
Kryesore

Vezë me emrat e deputetëve, protestuesit gati për sulm, mblidhen para Parlamentit

20/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Renditja e FIFA-s, Spanja “parakalon” Argjentinën, Gjermania mbetet jashtë “TOP 10”

E ardhmja, kush do të hedhë hapin e madh në Botërorin 2030?

22/07/2026
Në stadium u shfaq baneri “Kosova është Serbi”/ Klubi irlandez: Ai nuk ishte tifoz i yni

Në stadium u shfaq baneri “Kosova është Serbi”/ Klubi irlandez: Ai nuk ishte tifoz i yni

22/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al