Një ditë pas vrasjes së dyfishtë, dhimbja, zija dhe kujtimet kanë pushtuar “Sokakun e Marrëve” në Gjirokastër
Ekzekutimi me 17 plumba i Afërdita e Aleko Kostës tronditi qytetin e gurtë që nuk kishte dëgjuar kurrë më parë vrasje për shkak të pronës.
Konflikti mes dy kushërinjve fqinj për një shkallë e një copë mur 4 metra, ishte i njohur mes familjarëve, miqve e fqinjëve të dy familjeve, por kurrë nuk ishte pritur ky fund tragjik.
Ka pasur shqetësime të vogla por kurrë nuk mendonim se do të përfundonte kështu. Ngjarje që na ka tronditur të gjithë.
Vasilika Kamberi është një nga fqinjet më të moshuar të familjeve Kosta e cila kujton se 73 vjecari kundërshtonte një vendim të nënës së tij që vite më parë i kishte falur kushëririt pak metra tokë.