• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vrasja e hidraulikut nga Delvina në Athinë, pistat ku po heton policia greke

24/02/2023
Vrasja e hidraulikut nga Delvina në Athinë, pistat ku po heton policia greke

Të tjera detaje janë zbardhur nga vràsja në Athinë. Mediat greke shkruajnë se pronari i lokalit ku mbeti aksidentalisht i vrarē 40-vjeçari shqiptar, duket sa kishte lidhje me një prej grupeve krimìnale që u përplasën. Historiku i bandave shqiptare që operojnë në Greqi është i njohur për autoritetet greke.

Mediat greke shkruajnë se hetimet janë fokusuar në pistën e larjes së hesapeve mes bandave ku mbeti i vrarë aksidentalisht edhe shqiptari.

Në një artikull të publikuar së fundmi media greke shkruan: Sipas informacioneve të Vassilis Lambropulos dhe emisionit “Live News”, grupi që ka qëlluar drejt rivalëve të tij në lokal, duket se ka qenë në vendngjarje, pasi është thirrur nga të afërmit dhe babai i një 16-vjeçari i cili u godit me thikë nga të panjohur në Patisia, një natë para ngjarjes së përgjakshme në Nea Ionia. Babai i 16-vjecarit është pikërisht pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja.

Njëkohësisht, në deklaratën e tyre për autoritetet, familjarët e 16-vjeçarit thanë se kanë telefonuar bandën për të parë se çfarë është bërë me rastin e 16-vjeçarit dhe për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes.
Ndërkohë ky ka qenë edhe momenti kur grupi i thirrur ka parë anëtarët e bandës rivale dhe sulmuan të parët për shkak se menduan se mund të bëheshin pre e sulmeve.

Ndërkaq dyshohet se efektivët janë pranë zbardhjes së çështjes. Ndërkohë një tjetër pistë që dyshohet lidhur me këtë ngjarjes është fakti se të dyja bandat shkuan aty të sqaroheshin dhe të merrnin pagesën tek ky lokal.

Por duket se pronari kërkonte të paguante vetëm njërën bandë dhe këtu ka nisur edhe konflikti. Autoritetet greke janë në vënë në kërkim të personave që janë pjesë e dy bandave, të dyja shqiptare dhe rivale me njëra-tjetrën, ndërsa njihen si persona me rrezikshmëri tepër të lartë. Sakaq për të hedhur plotësisht dritë lidhur me këtë ngjarje të rëndë pritet përfundimi i hetimeve.

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Roma nuk llogarit Sassuolon, feston në shtëpi

Roma nuk llogarit Sassuolon, feston në shtëpi

07/11/2026
Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin – Balkanweb.com – News24

Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin

07/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al