• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vrasja e policit në Lazarat/ Tërhiqen dy dëshmitarët e drejtësisë. Shokojnë me deklaratën: Ishim…

06/07/2017
Vrasja e policit në Lazarat/ Tërhiqen dy dëshmitarët e drejtësisë. Shokojnë me deklaratën: Ishim…

Prokuroria për Krimet e Rënda ka “humbur” dy dëshmitarët e drejtësisë në gjyqin për 11 lazaratasit e akuzuar për sulm të armatosur ndaj forcave RENEA në qershor të vitit 2015. 

Të pandehurit Elson Kazma dhe Klodian Selimi, të cilët bashkëpunuan me Prokurorinë gjatë hetimit, kanë ndryshuar qëndrim. Gjatë gjykimit ata kanë pretenduar se deklarimet i kanë dhënë në kushte presioni dhe dhune psikike.

Mospërputhja e deklarimeve të dhëna prej tyre në fazën e hetimit, me pretendimet e tyre në gjykatë, u bë shkak që mbrojtësi i të pandehurve Bajram dhe Elvis Bocia, avokati Ilir Murati, të kërkojë prishje të gjykimit të shkurtuar. Duke pretenduar pafajësi për dy klientët e tij, avokati kërkoi gjykim të zakonshëm.

Gjykata pranoi kërkesën duke shfuqizuar vendimin për gjykim të shkurtuar për të gjithë të pandehurit. Për këtë shkak, procesi ndaj të akuzuarve për vrasjen e policit Ibrahim Basha dhe plagosjen e dy kolegëve të tij, nisi nga e para te Krimet e Rënda, ndonëse Prokuroria e kishte lexuar pretencën, ku kërkoi tri burgime të përjetshme dhe një total prej 117 vjet heqje lirie.

“I pandehuri Elson Kazma në konkluzionet e tij para gjykatës deklaron se përshkrimet e pasqyruara në procesverbalin e datës 27.06.2015, i pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, nuk janë aspak reale, por janë shkruar nga policia. Unë këtë aktmarrëveshje e kam nënshkruar pa e ditur përmbajtjen e saj. Njëkohësisht kam nënshkruar dhe dokumente të tjera, që më janë vënë në tavolinë nga punonjës të policisë, prokurorisë pa ditur përmbajtjen e tyre”, u shpreh avokati Murati në seancën e djeshme, ku theksoi se i pandehuri Kazma ka hequr dorë nga aktmarrëveshja me Prokurorinë për Krimet e Rënda.

Duke krahasuar deklarimet e dhëna nga i pandehuri Klodian Selimi në sallën e gjyqit, me ato të dhëna prej tij gjatë hetimit, avokati tha se ai ka mohuar gjithë deklarimet e dhëna në prokurori. Sipas avokatit, deklarimet e Elson Kazmës dhe Klodian Selimit nuk janë deklarime të vërteta, por të sajuara nga policia, të shkruara prej tyre dhe më pas të nënshkruara në kushte presioni e dhune fizike nga dy të pandehurit.

“Nuk është kurrë vonë që të ndërmerret një hetim i thellë nga Prokuroria, pasi realisht me deklarimet e të pandehurit Elson Kazma dhe Klodian Selimi duke mohuar gjithçka kanë thënë më parë, ndodhemi në rrethanat që të pandehurit Bajram dhe Elvis Boci janë të pafajshëm”, tha avokati Murati./panorama

Related Posts

Hotelet në Sarandë e Ksamil “bëhen pishman”, nis ulja e çmimeve dhe fushatat në rrjetet sociale
Kryesore

Kris arma në Sarandë pas një sherri, 4 të ndaluar nga policia, 2 në kërkim

14/03/2026
Lajme

E rëndë në E rëndë në Greqi, 55-vjeçari p*rdhunon kunatën dhe e kërcënon me vrasje nëse do të tregonte

14/03/2026
E rëndë në Itali/ I riu shqiptar gjendet i pajetë në një hotel
Lajme

E rëndë në Itali/ I riu shqiptar gjendet i pajetë në një hotel

14/03/2026
Gratë e fasonerisë protestojnë në Përmet, nuk marrin rrogat prej muajit tetor (VIDEO)
Kryesore

Gratë e fasonerisë protestojnë në Përmet, nuk marrin rrogat prej muajit tetor (VIDEO)

14/03/2026
Deputeti i PS: SPAK është pasuri kombëtare!
Lajme

Deputeti i PS: SPAK është pasuri kombëtare!

14/03/2026
Ministri Çuçi letër ILD e KLGJ për gjyqtarin e Administratives në Gjirokastër: Me vendimet e tij, po bëhet shkak në pengimin e aksionit të IKMT, për prishjen e ndërtimeve të paligjshme
Kryesore

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me 3 të mitur, gjykata lë në burg 67-vjeçarin në Gjirokastër

14/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tirana, Shehi: Situata e mirë në ekip, Kupa si mundësi për ne

Tirana, Shehi: Ky sukses na ndihmon shumë, japim shpirtin për mbijetesën

14/03/2026
Kualifikueset e marsit, ish-trajneri i Vllaznisë fton në përfaqësuese dy lojtarët shqiptarë të Shkëndijës

Kualifikueset e marsit, ish-trajneri i Vllaznisë fton në përfaqësuese dy lojtarët shqiptarë të Shkëndijës

14/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al