• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vrasja e shqiptarit në Greqi, flet avokati i autorit: Tentoi t’i hiqte armën, por u shkrep

25/05/2025
Ky është shqiptari i dyshuar si autor i vrasjes së Altin Arapajt në Greqi

Vrasja e shqiptarit Altin Aarapaj në Rafina të Greqisë tre ditë më parë nga bashkëatdhetari i tij pas një konflikti të çastit, ka tre persona të arrestuar (miq të viktimës), ku dy janë të dyshuar si ndihmës apo që e kanë fshehur krimin e rëndë.

Por rrjedha e hetimeve mund të marrë kthesë pas pretendimeve të avokatit të autorit të krimit, pas seancës së marrjes në pyetje të të dyshuarit ditën e sotme (24 maj). prokuroria ka kërkuar arrestin me burg për të.

Lidhur me akuzat e 46-vjeçarit Mikel Selimaj, të akuzuar për vrasjen në Rafina, avokati i tij foli për mediat helene, duke thënë se ajo që pretendon klienti i tij është se ndërsa shkoi ta çarmatoste, arma u shkrep. Madje sipas tij, pistoleta ishte e viktimës Arapi dhe ata po qëndronin së bashku në një banesë, në “Glyka Nera”, ku ai vetë kishte konsumuar edhe lëndë narkotike.

Nikos Roussopoulos, avokati i të pandehurit 46-vjeçar, foli në lidhje me çështjen, duke deklaruar se:

“Është e sigurt që ata njiheshin prej vitesh. Ata ishin miq. Ata kishin konsumuar një sasi të madhe kokaine dhe për këtë arsye ne kemi kërkuar analiza gjaku dhe urine për të vërtetuar konsumin. Arma i përkiste viktimës”, informon media greke.
Më tej ai shtoi:

“Ajo që pretendon klienti im është se, ndërsa po shkonte ta çarmatoste, arma shkrepi, prandaj plumbi shkoi në faqe. Nëse dikush do të vrasë, nuk qëllon kurrë në faqe, por në kokë, lart në kafkë ose në gjoks. Ata u grindën, por klienti im nuk e mban mend se çfarë ndodhi. Ata nuk kishin asnjë mosmarrëveshje për asnjë shtëpi. Është një pronë për të cilën viktima kishte një mosmarrëveshje me një kanadez. Nuk ka të bëjë asgjë me klientin tim”, theksoi z. Roussopoulos.
Viktima ishte i njohur për autoritetet për drogë, ashtu sikurse edhe autori i dyshuar i krimit, i cili u la në arrest me burg nga gjykata. Kujtohet se 41-vjeçari u gjet i vdekur të enjten (22 maj) pasdite, në një vresht në Rafinë. Trupi mbante të paktën një plagë të dukshme me armë zjarri në faqe, ndërsa në vendngjarje nuk u gjet asnjë armë.

Selimaj u arrestua një ditë pas krimit, bashkë me dy miqtë e tij, teksa kishin njohje të vjetër shoqërore me viktimën 41-vjeçar sipas rrëfimeve. Arapaj telefonoi bashkëshorten pas plagosjes së rëndë, duke i dhënë lokacionin dhe treguar emrin e autorit të thirrur edhe si “Keli”.

Trupi i tij u gjet pas 20 orësh kërkime nga policia dhe familjarët, pasi të dyshuarit e kishin lëvizur drejt vreshtave të Rafinës.

Altin Arapaj u gjet i pajetë një ditë më parë në Rafinë. Sipas mediave greke, 46-vjeçari Mikel Selimaj u kap në një shtëpi në Glyka Nera.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

28/12/2025
Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al