60-vjeçari Andrea Xhavara humbi jetën mbrëmjen e djeshme pasi u konfliktua me një bashkëfshatar të tij në fshatin Labovë e Zhapës në Gjirokastër. Por ndërsa djali i viktimës tregon se i ati i tij ka pasur konflikte të mëparshme me autorin e krimit, Jano Koleta, për cështje kufijsh tokash, disa banorë të fshatit thonë të kundërtën. Duke folur për Tv Gjirokastra, ata shprehen se viktima dhe autori i krimit nuk kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin, madje po punonin së bashku në korrjen e barit. Shihni videon më poshtë.
©argjiroja.net