60-vjeçari Andrea Xhavara humbi jetën mbrëmjen e djeshme pasi u konfliktua me një bashkëfshatar të tij në fshatin Labovë e Zhapës në Gjirokastër. Djali i viktimës tregon se i ati i tij ka pasur konflikte të mëparshme me autorin e krimit, Jano Koleta, për cështje kufijsh tokash. Sipas tij Jano Koleta ka pasur mosmarrveshje të kësaj natyre edhe me banorë të fshatrave të tjerë. Ai e ka qëlluar me gur në kokë viktimën në debat e sipër. Më pas Koleta është përpjekur ta ndihmojë por goditja rezultoi fatale. Policia ndërkohë shoqëroi mbrëmë edhe 4 persona të tjerë që e kanë parë ngjarjen. Mëngjesin e sotëm njoftoi arrestimin e autorit të dyshuar, Jano Koleta.
©argjiroja.net