• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vrau të dashurin e ish gruas së tij, gjykata lë në burg 39-vjeçarin

08/07/2024
Vrau të dashurin e ish gruas së tij, gjykata lë në burg 39-vjeçarin

Ditën e sotme ka dalë para gjykatës së shkallës së parë të rrethit gjyqësor Fier, 39-vjecari Xhuliano Miho. Miho u paraqit në ambientet e gjykatës nën masa të rrepta sigurie ndërsa Gjykata mori vendimin për ta lënë atë në burg pa afat.

Miho vrau me thikë 24-vjecarin, Xhimi Baka pas një konflikti për motive të dobëta. Miho qëlloi për vdekje tre herë me thikë 24-vjeçarin, i cili nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra edhe pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Ndërkohë avokati i autorit, Niko Bega foli për mediat pas seancës së sotme ku u shpreh se klienti i tij Xhuliano Miho është keqtrajtuar disa herë më parë nga viktima, ndërsa më pas thikën e ka pasur 24-vjeçari dhe jo autori. Sipas avokatit Miho i ka marrë thikën Bakas dhe e ka qëlluar për vdekje.

“Normal që është penduar për atë që ka bërë. Pavarësisht kallëzimeve që ka bërë i arrestuari në Komisiariat 3-4 herë për keqtrajtimet që i ka bërë viktima dhe zënkave të përditshme dhe kanosjeve. Masa e sigurimit u la me arrest në burg pa afat. I pandehuri pretendon që kur ka vajtur tek vendi i ngjarjes, ka takuar fëmijët dhe u ka blerë patatina dhe rroba për të veshur. Ndërkohë ka vajtur viktima janë zënë me grushta me njëri -tjetrin. I arrestuari pretendon se ka marri ai thikën, e ka pasur viktima thikën e ka qëlluar pasi dhe vetë i arrestuari ka pasur shenja në qafë dhe në kokë. Patjetër që është penduar. Po ka një viktimë aty,” u shpreh avokati.

Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë në rrugën “ Ramiz Aranitasi”, ku pas një konflikti për motive të dobëta, Miho qëlloi për vdekje tre herë me thikë 24-vjeçarin, i cili nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra edhe pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Gjatë dëshmisë në Polici, 39-vjeçari, është shprehur se biçaku ka qenë i viktimës dhe ai thjesht është mbrojtur gjatë përplasjes fizike mes tyre. Shkak për vrasjen e të riut dyshohet se është bërë divorci mes autorit dhe bashkëshortes me të cilën ka dy fëmijë. Mësohet se gruaja kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa dhe bashkëjetonte me 23-vjeçarin. Ndërkohë autori e ka takuar në rrugë viktimën dhe pas një debati e ka qëlluar tri herë me thikë.

Related Posts

19-vjeçarit i thyen këmbën, reagon Policia e Shtetit, pezullon 4 efektivë dhe shefin e komisarit nr.1
Kryesore

19-vjeçarit i thyen këmbën, reagon Policia e Shtetit, pezullon 4 efektivë dhe shefin e komisarit nr.1

14/10/2026
Pamje të rënda/ Policia i thyen këmbën të riut (VIDEO)
Kryesore

Pamje të rënda/ Policia i thyen këmbën të riut (VIDEO)

13/10/2026
Tirana në flakë, Ministri i Brendshëm: Kam kërkuar të merren masat për uljen e tensioneve
Kryesore

Tirana në flakë, Ministri i Brendshëm: Kam kërkuar të merren masat për uljen e tensioneve

13/10/2026
Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet!
Kryesore

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet!

13/10/2026
Protesta e studentëve, Ministri i Brendshëm: U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë
Kryesore

Protesta e studentëve, Ministri i Brendshëm: U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë

13/10/2026
Protesta e studentëve, reagon Policia e Shtetit: 23 persona të shoqëruar, 6 policë të plagosur
Kryesore

Protesta e studentëve, reagon Policia e Shtetit: 23 persona të shoqëruar, 6 policë të plagosur

13/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Thellohet kriza e United, Atletico i mund pastër, Simeone: E dinim se çfarë bënim

Thellohet kriza e United, Atletico i mund pastër, Simeone: E dinim se çfarë bënim

14/10/2026
Champions League/ Leipzig “thyen” PSV, Sporting triumfon në Francë, fitore në debutim për Sabah

Champions League/ Leipzig “thyen” PSV, Sporting triumfon në Francë, fitore në debutim për Sabah

14/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al