“Ditë e zezë për drejtësinë shqiptare”, kështu e ka cilësuar vendimin e sotëm të Apelit për vulën e Partisë Demokratike, deputeti Tritan Shehu.
Ai shkruan se regjimi i kryeministrit Edi Rama “i ka futur duart në thellë në sistemin e drejtësisë së rilindur, ndërsa këmbët i ka vendosur mbi demokracinë.” Sipas tij ky vendim është një turp për demokracinë dhe gjyqtarët.
Postimi i plotë i Tritan Shehut:
Dite e „zeze“ per drejtesine shqiptare!Nje “deja vu” e vertete e degradimit ne radhe te pare te drejtesise e me tej edhe te demokracise sone!Jo per PD, sepse ne ishim koshient qe kjo do te ndodhte, dihej prej kohesh!Nuk mund te ndodhte ndryshe ne kushtet e rregjimit, qe ka “futur duart” thelle ne sistemin e drejtesise se “rilindur”, ndersa “kembet” i ka vendosur mbi demokracine!
E dinim kete, qe kur filluam ate rrugetim te ringritjes se PD, te nxjerrjes se saj nga “keneta”, qe kur e cliruam nga “kthetrat” grabitqare te rregjimit.Kjo e sotmja eshte “goditja e fundit”, qe ai rregjim i rezervon PD se ringritur, te lire tashme, te gateshme per te cliruar edhe demokracine tone.Por dhe kjo tentative regresive e Rames&Co eshte e destinuar te perfundoje ne “kosh”, te cbehet ashtu si perfundoi i gjithe skenari i turpshem kunder saj, per disa vite me radhe.
Turp i vertete sot edhe per zbatuesit e ketij skenari antidemokratik.Por ne radhe te pare duhen”peshtyre ne fytyre” me perbuzje “patericat”, “eunuket” e Rames, percaresit e paguar te PD.Kushdo, qe kujton se duke i varur Rama ne qafe nje vule a simbol, mund te vjedhe PD…! …Mund tja rrembeje ate demokrateve!Por dhe keta gabojne rende, shume rende, si padroni i tyre!Pa asnje dyshim nje fund i turpshem i pret.Se bashku me Ramen vete!14 Maji, por jo vetem, do te jene requiem-et e tyre!