• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Xavi Hernandez përulet para Messit: Krenar që po m’i thyen ai rekordet te Barça

15/03/2021
Xavi përulet para Messit: Krenar që po m’i thyen ai rekordet te Barça

Leo Messi do të shkruajë një faqe të re në historinë e Barcelonës sonte. Argjentinasi, nëse luan sonte kundër Huesca, do të regjistrojë ndeshjen e tij të 767-të me fanellën Blaugrana. Pra, do të barazohet me lojtarin e vetëm, që e kishte arritur atë shifër deri më tani, Xavi Hernández. Ky i fundit, i cili ia dha lamtumirën Barçës në finalen e Berlinit, duke fituar “tripletën” më 2015, la pas një shenjë pothuajse të paarritshme, por ishte e qartë për një kohë të gjatë që Messi do ta tejkalonte atë.
“Duhej të ishte Leo, – pranon Xavi për “Mundo Deportivo” nga Doha. – E them me krenari se po ma thyen rekordin lojtari më i mirë në histori, që ka mbrojtur fanellën e Barçës në tërë karrierën e deritanishme”. Pra, ish-mesfushori jo vetëm nuk pendohet që po e humb këtë rekord, por siguron: “Është nder që lojtari më i mirë në botë, për mua më i miri i historisë së futbollit, është ai që më tejkalon”.
Xavi e shikoi Messin duke u rritur dhe ishte dëshmitar i karrierës së pandalshme të argjentinasit: “Ishte kënaqësi ta shihja atë duke luajtur. Krenar që isha në gjendje të ndaja një dhomë zhveshjeje dhe kaq shumë gjëra me Leon. Po ashtu, është nder që Leo po e tejkalon rekordin tim të lojërave të luajtura te Barça, sepse gjithashtu kam një miqësi të madhe me të”.
Xavi e njeh Messin më mirë se kushdo dhe supozon se “Leo është i tillë, i pakapërcyeshëm, nuk mund të garosh me të, sepse ai gjithmonë fiton”. Këtë sezon, argjentinasi tashmë e barazoi Xavi për sezonet radhazi (17) në ekipin e pare katalanas, një rekord që Xavi dhe Rexach e ndanin deri më tani. Nëse rinovon, ai do t’i tejkalojë të dy. Messo, gjithashtu do të jetë në gjendje të tejkalojë mesfushorin në numrin e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, një nga rekordet që Xavi e mbajti, por mund të përfundojë në duart e Messit:
match between Barcelona and Real Sociedad at Camp Nou on May 20, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Quality Sport Images/Getty Images)
“Ju mund të shihni se Leo do të më tejkalojë mua edhe për ndeshjet në Champions. Nëse ai nuk do të largohet nga Barça, është e qartë se do të shtojë shumë lojëra të tjera. Ai është ende i ri për të vazhduar të luajë, i ka mbetur mjaft futboll përpara, kështu që mund të luajë shumë ndeshje të tjera”.
Dëshira e Xavi është e njëjtë me atë të shumicës së tifozëve të Barçës, që Leo Messi të rinovojë dhe ta vazhdojë karrierën e tij në klubin katalanas: “Shpresoj të mund ta shoh edhe për shumë ndeshje të tjera si lojtar i Barçës, të krijojë aty një figurë historike. Shpresoj se do të jetë te Barça për shumë sezone të tjera, duke shënuar gola dhe ndihmuar klubin të fitojë tituj. Ky do të ishte një lajm i shkëlqyer për të gjithë”.
Xavi ishte i vetëdijshëm se Messi do ta tejkalonte. Ai rrëfen se gjithashtu priste që Sergio Busquets, një futbollist të cilin Xavi e konsideron thelbësor, ta bëjë këtë: “Busquest gjithashtu do të më tejkalojë mua, ka ende shumë ndeshje përpara me Barçën”.
Deri sonte, Xavi do të vazhdojë të kryesojë renditjen në fjalë, me 767 ndeshje, një shifër që Messi do ta barazonë në mbrëmje. Pas tyre shfaqen Andrés Iniesta (674), Sergio Busquets (616), Carles Puyol (593), Gerard Piqué (558) dhe Migueli (549)

Related Posts

Rikthimi i Jasharit në fushë, flet Allegri
Sport

Sfida e humbur me Sassuolon, flet trajneri i Milanit: Luajtëm shumë keq!

03/05/2026
Kukësi në Kategorinë e Parë edhe nëse humbet finalen? Skenari ku verilindorët presin “dhuratë” nga… Superiorja
Sport

Kukësi në Kategorinë e Parë edhe nëse humbet finalen? Skenari ku verilindorët presin “dhuratë” nga… Superiorja

03/05/2026
U largua nga Partizani para Europës, ish-lojtari i të kuqve kalon testet mjekësore në ekipin e ri
Sport

Ndodh te Partizani, nuk kishte rastisur asnjëherë që…

03/05/2026
Roma, sulmuesi rikthehet në stërvitje, gati për sfidën ndaj Napolit
Sport

Euforia e Ramadanit pas suksesit të Leçes: Dua t’i fitoj të gjitha, mendjen te Juventusi

03/05/2026
Teuta, trajneri jep dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës
Sport

Teuta, trajneri jep dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës

03/05/2026
“Kategoria e Parë” mbyll javën e fundit, përcaktohen verdiktet finale para sfidës për titullin
Sport

“Kategoria e Parë” mbyll javën e fundit, përcaktohen verdiktet finale para sfidës për titullin

03/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rikthimi i Jasharit në fushë, flet Allegri

Sfida e humbur me Sassuolon, flet trajneri i Milanit: Luajtëm shumë keq!

03/05/2026
Kukësi në Kategorinë e Parë edhe nëse humbet finalen? Skenari ku verilindorët presin “dhuratë” nga… Superiorja

Kukësi në Kategorinë e Parë edhe nëse humbet finalen? Skenari ku verilindorët presin “dhuratë” nga… Superiorja

03/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al