Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i ka dhënë mundësinë të gjithë të larguarve nga radhët e policisë që të rikthehen përsëri, por më një kusht, të kalojnë vettingut. Deklaratat ai i bëri në forumin Qytetar për Sigurinë në Dibër,
Xafaj: Figura e policit është dinjiteti i shtetit, polici është përplasja e parë e imazhit, e forcës dhe e shërbimit. Kjo është edhe arsye që ne kemi filluar një proces, qe është vetting. Jo një proces që duam të ikin ca e të vijnë ca, por e kemi ndërtuar në mënyrë të tillë që ata që nuk janë në polici mund të rikthehen, mjafton të kalojnë vettingun.Qëllimi ynë është që të mbeten në polici njerëzit e pakorruptuar dhe të aftë për ta bërë këtë punë. Policia është një nga shtyllat që mban shtetin.









