• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Xhaka shpërthen pas humbjes ndaj Argjentinës: Gjyqtari e vrau ndeshjen me këtë vendim! Embolo nuk…

12/07/2026
Xhaka shpërthen pas humbjes ndaj Argjentinës: Gjyqtari e vrau ndeshjen me këtë vendim! Embolo nuk…

Granit Xhaka dhe Zvicra patën një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Argjentinës. Dhe pse u eliminuan në çerekfinalen e Botërorit, ishin shumë pranë një momenti historik. Gjithçka u prish nga dalja me karton të kuq e Embolo, i cili kishte një karton të verdhë dhe më pas mori të dytin duke simuluar.

Xhaka foli pas përfundimit të ndeshjes. Mesfushori shqiptar mendon se gjyqtari e vrau ndeshjen me vendimin në fjalë, ndërsa Embolo nuk e kuptonte përse u përjashtua.

Si e përjetuat kartonin e kuq?

Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura menjëherë pas ndeshjes. Është shumë e hidhur për ne. Mendoj se ishim shumë mirë në lojë, madje kisha ndjesinë se mund të bënim edhe më shumë. Por, fatkeqësisht, ky është futbolli. Ishte një vendim shumë i madh, që e ndryshoi plotësisht ndeshjen. Kjo dhemb shumë.

Fakti që ky rregull zbatohet vetëm që prej këtij Botërori e bën edhe më të hidhur situatën, apo jo?

Rregullat janë rregulla. Ne nuk mund t’i ndryshojmë. Por me këtë vendim ai e vrau ndeshjen. Ky është mendimi im. Nuk e di se çfarë tjetër mund të bënte arbitri, por mos e vrit ndeshjen.

A keni folur tashmë me Embolon?

Ai është shumë i rëndësishëm për skuadrën, si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Natyrisht, ishte shumë i zhgënjyer dhe kishte edhe lot në sy, sepse as ai vetë nuk e kupton pse u përjashtua.

Si ishte atmosfera në dhomat e zhveshjes?

Në dhomat e zhveshjes mbretëronte heshtja. Të gjithë ishin shumë të zhgënjyer. Fakti që pas një ndeshjeje kundër Argjentinës atmosfera ishte e tillë, tregon shumë për mentalitetin e kësaj skuadre.

Pavarësisht se luajtët me një lojtar më pak, Zvicra i bëri kampionëve të botës një ndeshje të barabartë.

Të thuash “e barabartë” është madje pak. Mendoj se pas një ndeshjeje të tillë meritojmë më shumë vlerësime. Por me këtë jemi mësuar.

Sidomos në pjesën e dytë, Zvicra ishte dukshëm më e mirë. Jeni dakord?

Mendoj se e nisëm mirë ndeshjen. Sigurisht që pësuam gol nga një goditje nga këndi. Por më pas në fushë u pa vetëm Zvicra. Ata nuk krijuan më raste në pjesën e parë. Në pjesën e dytë ishte ndeshja jonë. Morëm më shumë rreziqe dhe shënuam. Në fushë ndiheshim shumë mirë. Kishim më shumë energji, kishim më shumë besim.

Zvicra ishte shumë pranë që, me kualifikimin në gjysmëfinale, të shkruante një tjetër kapitull në historinë e futbollit zviceran. Sa shumë dhemb kjo?

Mendoj se mund të jemi krenarë për veten tonë. Edhe nëse jo të gjithë e shohin kështu, ne luajtëm futboll të shkëlqyer. Treguam karakter të madh dhe një mentalitet të jashtëzakonshëm.

A dhemb edhe më shumë, pasi për disa lojtarë ky mund të ketë qenë Botërori i fundit?

Sigurisht që kemi lojtarë më të vjetër në skuadër. Edhe unë do të mbush 34 vjeç. Por ky Botëror tregoi se edhe futbollistë 39-vjeçarë mund të luajnë në një turne të tillë. Ne thjesht duhet të vazhdojmë të punojmë me veten, edhe kur të rikthehemi te klubet tona. Pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë. Por tani nuk mendoj më larg se dita e nesërme. Tani le të shkojmë pranë familjeve tona dhe më pas të shijojmë pushimet.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

E rëndë! Dhunonte bashkëshorten e tij, arbitri francez dënohet me 6 muaj burg
Sport

E rëndë! Dhunonte bashkëshorten e tij, arbitri francez dënohet me 6 muaj burg

19/08/2026
Zyrtare/ Elbasani afron mbrojtësin, firmos Lleshi – Balkanweb.com – News24
Sport

Zyrtare/ Elbasani afron mbrojtësin, firmos Lleshi

19/08/2026
Format i ri, garë dinamike & më shumë emocione – Balkanweb.com – News24
Sport

Të premten nis sezoni i ri në “Abissnet Superiore”, Drejtori i Garave Sulejmani: Format i ri, garë dinamike & më shumë emocione

19/08/2026
Zyrtare/ Elbasani afron mbrojtësin, firmos Lleshi – Balkanweb.com – News24
Sport

Zyrtare/ Elbasani afron mbrojtësin, firmos Lleshi – Balkanweb.com – News24

19/08/2026
Format i ri, garë dinamike & më shumë emocione – Balkanweb.com – News24
Sport

Format i ri, garë dinamike & më shumë emocione – Balkanweb.com – News24

19/08/2026
Fenerbahce, Muriqi: E nisa në mënyrën më të keqe të mundshme, dua të ndihmoj ekipin
Sport

Fenerbahce, Muriqi: E nisa në mënyrën më të keqe të mundshme, dua të ndihmoj ekipin

19/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E rëndë! Dhunonte bashkëshorten e tij, arbitri francez dënohet me 6 muaj burg

E rëndë! Dhunonte bashkëshorten e tij, arbitri francez dënohet me 6 muaj burg

19/08/2026
Zyrtare/ Elbasani afron mbrojtësin, firmos Lleshi – Balkanweb.com – News24

Zyrtare/ Elbasani afron mbrojtësin, firmos Lleshi

19/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al