• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Xhamia e Pazarit në Gjirokastër

24/04/2017
Xhamia e Pazarit në Gjirokastër

Kjo ndërtesë datohet nga mbishkrimi ndërtimor në vitin 1754-55 (1168 h). Ajo ngrihet në qendër të qytetit, në anën perëndimore të pazarit, në terren të pjerrët, si shumica e ndërtesave të qytetit: një ndërtim i tipit gjysmëkat. Kjo veçanti, si dhe vendi që zë në ansambël, kanë përcaktuar ndërtimin vëllimor të saj dhe krijimin e një kalimi në pjesën e poshtme, të mbuluar me qemerë në pjesën qendrore dhe me dy arkada paralele anash. Në nivelin e sallës së lutjeve të çojnë shkallë të gurta, me dy rampa ngjitjeje, që mbështeten në një sistem qemerësh.

Xhamia përbëhet nga salla e lutjeve, portiku dhe minarja, veç nënstrukturave që përmendëm. Salla e lutjeve është katrore në plan, me përmasa të brendësisë 8,85 x 8,95 dhe mbulohet me kupolë mbi trompa në qoshet. Në dallim nga xhamitë e tjera, vëllimi kubik nuk ka lartësi të madhe, e kushtëzuar kjo si nga dëshira për t’u harmonizuar me ansamblin, ashtu edhe për të mos rritur peshat që shkarkohen mbi nënstrukturat. Në sallë hyhet nga porta në anën veriore, nëpër një “korridor” në nivel më të ulët se dyshemeja e portikut. Përballë hyrjes, mbi struktura të drunjta, është mihrabi dhe minberi. Menjëherë pas hyrjes, mbi katër shtylla druri, kemi mafilin. Në krah të djathtë ndodhet një shkallë për t’u ngjitur në mafil dhe në minare.

Salla e lutjeve ndriçohet nga dritare në faqen veriore, perëndimore dhe lindore, si dhe nga tetë dritaret e tamburit, nga një për çdo faqe. Dritaret janë të vendosura në dy radhë të poshtmet drejtkëndore kurse të sipërmet, të mbuluara me hark prej gurësh. Edhe dritaret e tamburit janë mbuluar me hark prej gurësh, janë të vendosur sipas rrezeve. Në ndërtimin vëllimor të anës së jashtme, salla e lutjeve përbëhet nga vëllimi kubik, që përfundon me kornizë horizontale, kurse tamburi tetëfaqësh, me çati, është mbuluar me rrasa gurësh.

Minarja fillon me bazament të lartë, që në nivelin e ngritjes së nënstrukturave. Bazamenti është shumëfaqësh, i ndërtuar me gurë të nxjerrë nga formacione shtresore, të punuar fare pak. Mbas një kornize të lehtë ngrihet pjesa kalimtare prej trungpiramide e, më lart, trupi i minares me prerje shumëkëndore. Trupi përfundon me kazanin, ballkoni i të cilit del konsol me ndërmjetësinë e gjashtë radhë gurësh dhëmbësharre, që ngrihen ndaj njëri-tjetrit, përparuar mjaft interesante dhe e papërdorur gjetkë.

Ndërtimi planimetrik i portikut të xhamisë së pazarit është një shembull mjaft i zhvilluar. Portiku shtrihet në dy krahë; në veri dhe në lindje. Pjesa e përparme, vëllimi kryesor, është e hapur dhe mbështetet mbi pilastra. Dikur mbi to kishte harqe rrethore, nga të cilët sot ruhet vetëm ai nga perëndimi. Pjesa anësore është e mbyllur me një mur që ka dritare vetëm në anën lindore. Kjo zgjidhje e portikut, që e shohim këtu për herë të parë, çohet më tej në xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë. Kiel, me të drejtë mendon se, kjo xhami është ndërtesa më e rëndësishme islame e Shqipërisë së Jugut, vepër e mjeshtërve lokalë vijues të artit të shekullit XVI, pa arritur ato vlera. Shembuj të tjerë xhamish të tilla gjejmë në pjesën e Epirit në Greqi.[1]

Prof. dr. Aleksandër Meksi

[1] Marrë nga libri “Xhamitë e Shqipërisë, historia, arkitektura, shek. XV-XIX.

Related Posts

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026
Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos
Blog

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

07/02/2026
Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026
Sandër Çipa: Lukova mbledh pushues nga gjithë bota, në Spile protestat zvogëlojnë Himarën (FOTO)
Blog

Për Roland Çenen, dirigjenti që estetizonte heshtjen dhe interpretimin masiv orkestral

10/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Europa League/ Braga shkon në çerekfinale, përmbys Ferencvaros

Europa League/ Braga shkon në çerekfinale, përmbys Ferencvaros

18/03/2026
Drita e Ballkani nuk lejojnë befasi, Gjilani triumfon në ‘Zahir Pajaziti’

Drita e Ballkani nuk lejojnë befasi, Gjilani triumfon në ‘Zahir Pajaziti’

18/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al