Xhodi, ish-banorja e edicionit të sivjetshëm të Big Brother VIP Albania, ka rrëfyer një nga momentet më të dhimbshme të jetës së saj gjatë një interviste në emisionin Se Luan Topi.
Ajo tregoi se përjetoi një situatë shumë të rëndë familjare, kur babai i saj ishte i sëmurë. Në atë kohë, Xhodi kishte shkuar në Kishën e Laçit për t’u lutur për shëndetin e tij, duke marrë me vete edhe ujë të bekuar dhe gjëra të tjera simbolike që donte t’ia çonte të atit si shenjë shprese dhe besimi.
Por ndërsa ndodhej në rrugëtim shpirtëror, ajo u njoftua se duhej të shkonte menjëherë në spital, pasi gjendja e babait nuk ishte e mirë. Fillimisht nuk iu tha e vërteta e plotë, por më vonë, sapo mbërriti në spital, ajo mori lajmin e rëndë se babai i saj kishte ndërruar jetë.
Shkova në Kishën e Laçit për t’u lutur për babin që ishte sëmurë. Sa shkova, lashë një meshë aty dhe më morën në telefon më thanë të shkoja sepse babi nuk ishte mirë, nuk më treguan që kishte ndërruar jetë.
Kisha marrë dhe ujë të bekuar, i kisha marrë të gjitha gjërat për t’i treguar që “shiko babi, kam shkuar te vendi që ti na thua gjithmonë”, te vendi që ai besonte…Kur ngjitem në katin e fundit të spitalit dhe doktori thotë që “Ardjani na la”, i kam hedhur të gjitha përtokë ato që kisha.-u shpreh ajo.
Ish-banorja e BBVA u shpreh se kjo ka qenë një nga periudhat më të vështira të jetës së saj, duke e përjetuar gjithçka mes shpresës, lutjeve dhe dhimbjes së madhe të humbjes së një prindi.









