• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ylli Manjani: Fredi Belerit i ngrithën kurth, më thoni sa të doni tradhtar e grek o patr- idiotë

22/08/2023
Ylli Manjani: Fredi Belerit i ngrithën kurth, më thoni sa të doni tradhtar e grek o patr- idiotë

Ylli Manjani këmbëngul se Fredi Belerit i është ngritur kurth dhe po mbahet padrejtësisht në burg.

“Nuk kam se çfarë t’i shtoj më arsyetimit tim publik për rastin “Beleri”.

Arresti në flagrancë, që nuk ishte i tillë; veprimet e procedurale të gjykatës Vlorë, që nuk ishte kompetente; sajesa me dëshmitarë post-fakt, që provojnë manipulim; ekspertimi daktiloskopik që provon se Beleri nuk i ka prekur me dorë ato monedha të sajuara si korrupsion, janë të gjitha episode të një çështje penale të sajuar.

Por kjo fundja ka të bëjë me liritë kushtetuese të personit Fredi Beleri, liri të cilat drejtësia politike në Shqipëri i dhunon rregullisht e çdo ditë. Zoti Beleri si individ do të ketë shansin të mbrojë veten edhe në gjykata joshqiptare.

Ajo çfarë “përfitojmë” ne nga ky rast është ndërkombëtarizimi i një realiteti të dhimbshëm, ku drejtësia e re eksperimentale, dhunon liritë e të drejtat e shqiptarëve çdo ditë dhe për politikë madje.

Se, me thënë të drejtën, na u hap barku me deklarata propagande për një drejtësi që se ka askush tjetër përveç nesh, për një reformë eksperiment që refuzojnë ta bëjnë vende të tjera.

Ajo që e bën më të rëndë këtë rast është injorimi total i vullnetit të popullit të baskisë së Himarës, i cili nuk pranon të qeveriset nga një person që ka humbur zgjedhjet.

Injorimi i vullnetit popullor nga qeveria dhe drejtësia e saj e re me të cilën vijon të krenohet, është antidemokraci. Antikushtetutë po e po.

Dhe nuk kemi pse ta kërkojmë në greqisht leximin e kësaj situate. Ajo lexohet qartësisht në shqip. Cilido që di shkrim e këndim mund ta lexojë këtë situatë thjesht fare.

Edi Rama premtoi në emisionin Opinion se do të merrej personalisht me këtë çështje dhe ja pasoja.

Dhunon liritë e një individi dhe injoron vullnetin e një komuniteti vendor të përbërë nga shtetas të Republikës së Shqipërisë. Këtë e bën me përdorim politik të policisë dhe drejtësisë, duke i nxjerrë bojën edhe kësaj të fundit. Këto janë fakte, jo opinione.

Nëse leximi me zë të lartë i këtyre fakteve të bën grek, grek qofsha! Por e vërteta është e vërtetë, sado e hidhur të jetë. Nëse thënia e të vërtetës të bën “tradhëtar”, atëherë tradhëtar qofsha!

Sa më takon e lexoj në shqip dhe me zërin tim. Dhe e lexoj edhe në sy të grekëve, jo si fjala vjen Bajram “heshtja” që e ka “sterilizuar” qeveria.

Patridiotizmi është shakaja më e rëndë me të cilin luan qeveria jonë me ne të gjithë. Kush nuk e ke kupton është pashpresë.

Nejse vetëm përpara! Përpara drejt budallallëqeve të reja, por jo të panjohura nga historia jonë”, shkruan Manjani, që pak ditë më parë mori pjesë dhe në protestën e organizuar nga grekët në Himarë, për lirimin e Belerit, ku mbajti dhe një fjalim kundër Ramës.

Related Posts

Veliaj i hap “luftë” Ramës: Më kërkuan t’i delegoj kompetencat Arbër Hajdarit dhe të pranoj përfshirjen me protestat e flamingove
Kryesore

Veliaj i hap “luftë” Ramës: Më kërkuan t’i delegoj kompetencat Arbër Hajdarit dhe të pranoj përfshirjen me protestat e flamingove

02/11/2026
‘Plas’ në PS, Veliaj sfidon Ramën nga burgu: Unë kam më shumë dinjitet se Kryeministri. Provo aludimet për protestat, ndryshe ik!
Kryesore

‘Plas’ në PS, Veliaj sfidon Ramën nga burgu: Unë kam më shumë dinjitet se Kryeministri. Provo aludimet për protestat, ndryshe ik!

02/11/2026
Avokati Saimir Vishaj në gjendje kritike për jetën, intubohet te Spitali i Traumës
Lajme

Avokati Saimir Vishaj në gjendje kritike për jetën, intubohet te Spitali i Traumës

02/11/2026
Ballist Morina viziton në Romë Erjon Vishkullin, i dhuron fanellën simbol të dronit të Beogradit
Lajme

Ballist Morina viziton në Romë Erjon Vishkullin, i dhuron fanellën simbol të dronit të Beogradit

02/11/2026
Stresi braktis protestën kundër qeverisë: “Po largohem, ju nuk doni ta rrëzoni Ramën”
Lajme

Stresi braktis protestën kundër qeverisë: “Po largohem, ju nuk doni ta rrëzoni Ramën”

02/11/2026
I riu shqiptar kapet në Greqi me 200 iriqë deti, nisin hetimet
Kryesore

I riu shqiptar kapet në Greqi me 200 iriqë deti, nisin hetimet

02/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Egnatia udhëton drejt Rumanisë, Dede pa Sotën dhe Grudën, rikthehet Eneo Bitri – Balkanweb.com – News24

Egnatia udhëton drejt Rumanisë, Dede pa Sotën dhe Grudën, rikthehet Eneo Bitri – Balkanweb.com – News24

04/11/2026
Shkencëtarët kërkojnë 22 miliardë paund në vit për të ftohur planetin/ Nga krijimi i reve artificiale te rikthimi i akullit në Arktik, planet ambicioze kundër ngrohjes globale – Balkanweb.com – News24

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al