Aktorja e madhe Yllka Mujo feston sot 65 vjetorin e lindjes. Urimet për këtë ditë të shënuar në jetën e saj i ka përcjell edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Teksa ka postuar në në Facebook disa foto nga interpretimet e aktores ndër vite, Kumbaro shkruan.
“Për Zonjushën Zhuli që na kthen tek Teatri me emocion, mendim, mesazh. Gëzuar ditëlindjen Yllka Mujo! Numrat nuk e prekin një Artiste si ty që sfidon Kohën duke vazhduar të ndjekë pasionin, ëndrrën dhe “Natën me Hënë”. Jetë të gjatë në skenë! Mirënjohje për kontributin e vyer në teatër e kinematografi!”