Një 59-vjeçar banues në Tiranë është kallëzuar në Prokurorinë e Gjirokastrës. Policia thotë se u referuan materialet për shtetasin E.T, vjeç 59, pasi më datë 30.05.2018, në fshatin Konckë të Zagorisë, dyshohet se i ka helmuar dy qenë në pronësi të shtetasit S.M, vjeç 59 banues në Konckë. Cështja është nën hetim nga organi i akuzës Gjirokastër.
© ArgjiroLajm.net