Bashkia Gjirokastër, ka shpenzuar rreth 184 milionë lekë të vjetra vetëm gjatë muajit mars 2017. Duke iu referuar të dhënave të Thesarit të Shtetit, në total janë 24 transaksione të ndryshme që janë kryer gjatë këtij muaji.
Shumica janë shpenzime operative për funksionimin e institucionit, shpenzime pagash, pagesë paaftësie etj. Ndërkohë mes shpenzimeve janë edhe ato për “udhëtim të brendshme”, shpenzim që ndonëse nuk specifikohet, me shumë mundësi i referohet udhëtimit të titullarit të institucionit, kryebashkiakes Zamira Rami. (Shiko te tabela ku është qarkuar me ngjyrë të kuqe)
Vlera është relativisht e lartë, plot 3 milionë e 80 mijë lekë të vjetra vetëm brenda një muaji. Për të parë zë më zë të gjitha këto shpenzime të autorizuara prej Bashkisë Gjirokastër dhe cilët janë përfituesit, klikoni në linkun më poshtë, si dhe mund t’i shikoni në fotot bashkëngjitur këtij lajmi./ArgjiroLajm.net