• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbardhen detajet, ja si hyri përmes Gjirokastrës terroristi rus që luftonte për ISIS (VIDEO)

12/07/2019
Po vijnë emigrantët, drejtuesit e Policisë Kufitare të Shqipërisë e Greqisë takohen në Kakavijë

34-vjecari rus, për të cilën Policia e Shtetit njoftoi sot arrestimin nën akuzën e pjesëmarrjes në organizatë terrorriste, ka në hyrë në Shqipëri përmes pikës doganore të Kakavijës, rreth 10 muaj më parë. Mesohet se 34-vjecari rus, ka hyrë në Shqipëri bashkë me një grup të madh azilkërkuesish në Gjirokastër ndërsa nuk dispononte asnjë mjet identifikimi.

Po sipas të njëjtave burime, shtetasi rus me inicialet R.M ka qëndruar hermetik, duke refuzuar të flasë për autoritetet shqiptare. Ai ka refuzuar cdo tentativë të zyrtarëve për ta intervistuar.

Dyshimet se ai është një person i rrezikshëm, lindën gjatë kontrollit mjekësor, pasi në trupin e 34-vjecarit u konstatuan plagë të shumta, të cilat dyshohet se ishin shkaktuar nga armë zjarri dhe mjete të forta.

Drejtoria e Antiterrorit dhe Prokuroria për Krime të Rënda vendosën aso kohe për trasferimin me urgjencë në Tiranë dhe kërkuan ndihmën e Europolit. Shenjat e gishtërinjve të tij dhe ADN, u dërguan në zyrën qendror të Europol, me qëllim identifikimin e tij.

I pari që iu përgjigj kërkesës së prokurorit Eugen Beci, ishte një nga vendet e BE-së dhe jepnin një identitet të vendeve nga Lindja e Mesme, por paraqitja e jashtme e 34-vjecarit nuk bindi autoritetet shqiptare, të cilët kërkuan të dhëna shtesë.

Gjatë kësaj periudhe i riu rus është mbajtur në qendrën e azil kërkuesve në Karreç, dhe sipas legjislacionit shqiptar ai është mbajtur nën monitorim deri në identifikimin e tij.

Mëngjesin e sotëm përmes një njoftimi zyrtar Policia e Shtetit, tha se kishte ndaluar 34-vjecarin rus me inicialet R.M, me qëllim ekstradimin e tij në Rusi, pasi kërkohet për pjesëmarrja në organizatë terroriste.

Po sipas njoftimit zyrtar të policisë, 34-vjecari në qershor të vitit 2013 ky shtetas është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar një grupimi ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.

Related Posts

Humb jetën i paraburgosuri në Vlorë (Emri)
Kryesore

Humb jetën i paraburgosuri në Vlorë (Emri)

16/07/2026
Harta e re territoriale, PS paraqet zyrtarisht 4 variante për reformën (VIDEO)
Kryesore

Harta e re territoriale, PS paraqet zyrtarisht 4 variante për reformën (VIDEO)

15/07/2026
Drejtoresha e Kadastrës rrëzon kreun e KLSH: S’ka pengesë për auditim, pretendimet janë të pavërteta
Kryesore

Drejtoresha e Kadastrës rrëzon kreun e KLSH: S’ka pengesë për auditim, pretendimet janë të pavërteta

15/07/2026
30 mijë leje qëndrim në tre vjet, Gjermania po bëhet parajsa e re e shqiptarëve
Lajme

Shifrat tronditëse: 1.8 milionë më shumë u larguan sesa u kthyen në Shqipëri që nga 1990

15/07/2026
Flet gruaja e serbit që “u thith” nga ajri në avionin e Ryanair: Na ndihmoi shumë një shqiptar!
Lajme

Flet gruaja e serbit që “u thith” nga ajri në avionin e Ryanair: Na ndihmoi shumë një shqiptar!

15/07/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Rritet sërish çmimi i naftës, shkon drejt 200 lekë/litri

15/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Humb jetën i paraburgosuri në Vlorë (Emri)

Humb jetën i paraburgosuri në Vlorë (Emri)

16/07/2026
VIDEO/ Argjentina kompleton përmbysjen e madhe, fiton ndaj Anglisë dhe sfidon Spanjën në finalen e Botërorit

VIDEO/ Argjentina kompleton përmbysjen e madhe, fiton ndaj Anglisë dhe sfidon Spanjën në finalen e Botërorit

15/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al