Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i një 39-vjeçari në Greqi. Sipas mediave të huaja, autori është një shqiptar, i cili rezulton me precedent të mëparshëm penalë. Autori i dyshuar është identifikuar si një shtetas shqiptar me origjinë nga Përmeti, aktualisht i paraburgosur në Greqi. 37-vjeçari shqiptar ka tentuar të vrasë shtetasin grek, teksa ishte në makinë së bashku me nënën e tij. Ai do përballet me akuzën “vrasje e mbetur në tentative”, ndërsa është i pandehur me të kaluar të rëndë kriminale.