• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbardhen porositë e Bashës me drejtuesit e qarqeve: Fitorja në dorën tonë

07/02/2021
Zbardhen porositë e Bashës me drejtuesit e qarqeve: Fitorja në dorën tonë

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me drejtuesit e qarqeve dhe rajoneve të Tiranës. Pasi u emëruan të gjithë drejtuesit, Basha i ka thirrur në Tiranë për të dhënë porositë e tij për fushatën që ka nisur.

‘Duke i kontaktuar vetë njerëzit që keni takuar, ju e dini që pritshmëritë janë shumë të jashtëzakonshme në të dyja anët e medaljes.

Ana e parë që ju e dini shumë mirë prej kohësh, që është ajo e mllefit, po përdor një fjalë popullore, e një padurimi për largimin e Edi Ramës.

E një mungese durimi për të imagjinuar edhe 4 ditë më shumë e jo më dhe 4 vite më shumë me të.

Dhe nga ana tjetër, në veçanti dy javët e fundit shohim Partinë Demokratike e cila po shtrihet në terren për të shpalosur programin e qeverisë dhe po i vlerëson konkretisht disa prej problemeve kryesore.

Të gjitha problemet, i njohim prej kohësh. Pushteti qendror, pushteti lokal, bashkimi i kontingjentit kriminal, investimi i parasë së pisët, presionet ndaj njerëzve.

Por këtu ku jemi sot, të gjitha shanset janë për një fitore të thellë të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar.

Këto zgjedhje, siç tregojnë të gjithë indikatorët, objektivat janë në dorën tonë. Pavarësisht të gjithëçkaje tjetër duket sikur është në dorën e kundërshtarit. Rezultati i këtyre zgjedhjeve varet krejtësisht nga ne dhe nga puna jonë. Që do të thotë, që me një përkushtim maksimal me dhe një angazhimi total të burimeve njerëzore, të strukturave, të influencuesve tanë, simpatizantëve, të gjithë grupeve, pa pikë diskutimi 25 prilli është dita e fitores tonë’, është shprehur ndër të tjera kreu i PD-së Lulzim Basha me drejtuesit e qarqeve.

Dega Tirana 1 + 12 + 14

ALDO BUMÇI

Dega Tirana 2 + 3 + 10

JORIDA TABAKU

Dega Tirana 4 + 8

ALFRED RRUSHAJ

Kavajë + Rrogozhinë

GRIDA DUMA

Dega Tirana 5 + 7

AGRON SHEHAJ

Dega 9 + 11

ALBANA VOKSHI

Dega Tirana 6 + 13 + 15 + 16

BELIND KËLLIÇI

Kamëz + Paskuqan + Vorë

FLAMUR NOKA

Kukës-Flamur Hoxha

Shkodër- Helidon Bushati

Lezhë- Mark Marku

Durrës-Edi Paloka

Dibër-Xhelal Mziu

Elbasan-Gazment Bardhi

Korçë-Edmond Spaho

Fier-Enkelejd Alibeaj

Vlorë-Bujar Leskaj

Gjirokastër-Tritan Shehu

Berat -Tomorr Alizoti

Related Posts

Gjirokastër, sherr mes punëtorëve te ‘NSHN-ja’
Kryesore

Aksident në aksin Gjirokastër–Kakavijë, procedohet penalisht një 20-vjeçar

04/04/2026
Ina Zhupa: Situata e menaxhimit të mbetjeve në Sarandë, problem serioz për turizmin
Kryesore

Ina Zhupa: Situata e menaxhimit të mbetjeve në Sarandë, problem serioz për turizmin

04/04/2026
Rama: Kush thotë është rritur korrupsioni, është një gënjeshtër e madhe
Kryesore

Rama: Kush thotë është rritur korrupsioni, është një gënjeshtër e madhe

04/04/2026
Ndalohet në Kakavijë gruaja me 20 mijë euro, nuk i kishte deklaruar në kufi (FOTO)
Kryesore

Abuzoi me të miturin në Gjirokastër, 17-vjeçari ndalohet në Kakavijë

04/04/2026
Rrahën për vdekje 63-vjeçarin në Vlorë, policia shpall në kërkim 3 persona (Emrat)
Kryesore

Rrahën për vdekje 63-vjeçarin në Vlorë, policia shpall në kërkim 3 persona (Emrat)

04/04/2026
AKU bllokon 4 ton produkte bimore mjekut popullor, gjobë 200 mijë lekë
Kryesore

AKU bllokon 4 ton produkte bimore mjekut popullor, gjobë 200 mijë lekë

04/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Bayern përmbys Freiburg, afrohet edhe më shumë me titullin

VIDEO/ Bayern përmbys Freiburg, afrohet edhe më shumë me titullin

04/04/2026
Doli në skenë edhe për stolin e Shqipërisë, tek Italia shfaqen tre emra për të pasuar Gatusson

Doli në skenë edhe për stolin e Shqipërisë, tek Italia shfaqen tre emra për të pasuar Gatusson

04/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al