Ditën e shtunë më datë 7 tetor Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare.
Nën drejtimin e nënkryetarit të PS Gramoz Ruçi, ministrat dhe deputetët do të bëjnë një raportim të plotë.
Secili ministër do të prezantojë objektivat e 100 ditëve të para të qeverisjes.
Ndërsa ish- ministri Saimir Tahiri si Koordinatori Kombëtar për Bashkëqeverisjen do të bëjë prezantimin e konceptit dhe planit për bashkëqeverisjen.
Edhe deputeti Bashkim Fino do të flasë për organizimin e zgjedhjeve brenda partisë.









