• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbardhet takimi i Ramës me kandidatët: Marrim 75 mandate, LSI-në e lutëm për koalicion, por nuk donte

21/05/2017
Zbardhet takimi i Ramës me kandidatët: Marrim 75 mandate, LSI-në e lutëm për koalicion, por nuk donte

“Partia Socialiste ka mundësi të fitojë edhe 75 mandate në zgjedhjet e 25 qershorit”

Kështu është shprehur Kryeministri Rama në takimin e zgjeruar që ka zhvilluar me kandidatët për deputetë dhe deputetët aktualë të Grupit Parlamentar socialist. Kreu socialist mblodhi në kompleksin turistik “Xibraku” të vetët për t’u sqaruar marrëveshjen e arritur me kreun e opozitës Lulzim Basha, por edhe komentet e dala rreth saj. Për kreun e PS-së, objektivi minimal i socialistëve duhet të jenë 71 mandate, përmes të cilave ata mund të krijojnë qeverinë e re.

“Ne duhet të fitojmë minimumi 71 mandate. Unë personalisht kam besim se shkojmë në 72, por nisur nga zgjedhjet e 2013, ne kemi humbur mandate në disa qarqe për shumë pak vota. Nëse të gjitha këto rikuperohen, ne mund të shkojmë nga 68 deri në 75 mandate në të gjithë vendin. Gjithçka është në dorën tonë”, mësohet të jetë shprehur Rama. Ai u ka kërkuar strukturave socialiste që të luftojnë për çdo votë. “Ne duhet të mbledhim të gjitha votat që kanë rrjedhur në 2013 në partitë aleate. Çdo parti garon më vete dhe kërkon të maksimalizojë rezultatin e saj”, mësohet të jetë shprehur kryesocialisti.

LSI

Kryeministri Rama ka sqaruar dhe pozicionin e PS-së në lidhje me aleatin e saj në qeveri, Lëvizjen Socialiste për Integrim. Sipas tij, PS është treguar e hapur, bashkëpunuese, jo vetëm me LSI-në, por dhe me PD-në. “Kemi bërë gjithçka ishte e mundur. E kam bërë edhe publikisht ftesën që LSI të shprehej për koalicion parazgjedhor me ne. E kam bërë këtë ftesë që nga muaji shtator, por ata nuk na dhanë asnjëherë përgjigje të qartë. Madje na vendosën nën një presion të vazhdueshëm, por ne nuk ceduam dhe ja ku jemi. Ne sot jemi në garë me LSI-në dhe të gjitha partitë e tjera, siç janë edhe ata në garë me ne. Ne nuk i kemi askujt asnjë detyrim”, është shprehur Rama. Madje, ai ka porositur që të mos merren në fushatë me drejtorët e LSI-së kudo që janë. “Mos u merrni me drejtuesit apo të punësuarit e LSI-së. Shkoni dhe u thoni kryetarëve të organizatave socialiste që nuk donin koalicion me LSI-në, ja ku jemi, po garojmë vetëm. Merrni rezultatin më të mirë që keni marrë ndonjëherë”, mësohet të jetë shprehur Rama.

Kryeministri u sqaroi kandidatëve për deputetë edhe rolin që do të kenë ministrat teknikë që do të caktojë Partia Demokratike. Ai ka qetësuar të vetët se qeverisja nuk cenohet nga përfshirja e gjashtë ministrave të opozitës. “Ministrat teknikë që do propozojë opozita do të qëndrojnë në detyrë vetëm 30 ditë dhe ata do të jenë vetëm kujdestarë për kontrollin e administratës për zgjedhjet.

Ata nuk do të kenë asnjë tagër për të bërë tendera, për të shkarkuar apo emëruar njeri. Nuk ka asnjë pakt me PD-në, ne duhet të luftojmë flakë për flakë me ta politikisht. Marrëveshja ka dy qëllime, votimin e vetingut dhe nisjen nga puna e tij dhe institucionalizimin e dialogut politik, i cili do të vijojë me takime permanente. Përmes marrjes së gjashtë ministrive, qeveria përbëhet nga 3 parti kryesore të Parlamentit dhe në këtë mënyrë i kemi hequr çdo alibi për kontestimin apo mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve.Nëse do ketë kontestime, ato do të jenë të pabesueshme”, mësohet të jetë shprehur Rama. Më pas, drejtuesit politikë të qarqeve kanë raportuar projeksionet dhe objektivat e tyre për çdo qark, sipas të cilave PS arrin në mbi 72 mandate deputetësh./panorama

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
E bujshme/ Flamurtari godet në merkato, Sokol Cikalleshi pranë rikthimit në Superiore

E bujshme/ Flamurtari godet në merkato, Sokol Cikalleshi pranë rikthimit në Superiore

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al