• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbulohet abuzimi i njerëzve të LSI në Gjirokastër, si ‘fluturuan’ 35 milionë lekë nga Nikolla Buka, Silva Rapi dhe Irena Koçi (Dokumenti)

18/08/2018
Zbulohet abuzimi i njerëzve të LSI në Gjirokastër, si ‘fluturuan’ 35 milionë lekë nga Nikolla Buka, Silva Rapi dhe Irena Koçi (Dokumenti)

Drejtoria e Inspektimit Financiar në Ministrinë e Financave ka nxjerr një urdhër pas përfundimit të inspektimit të Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve në Gjirokastër, ku ndër të tjera është evidentuar një abuzim financiar në vlerën e rreth 25 milionë lekëve të vjetra nga ish-drejtuesi i këtij institucioni, Nikolla Buka. Sipas raportit, një pjesë të së cilit e shihni më poshtë, Nikolla Buka dhe tre nëpunës të tjerë të kësaj ndërmarrje kanë shpërdoruar paratë për naftë, pa provuar me dokumente ligjore pse dhe si është përdorur kjo sasi karburanti.  

Ministria e Financave kërkon nga ish-drejtori Nikolla Buka, ish shefja e Financës, Silva Rapi dhe ish arkëtarja Irena Koçi, t’i kthejnë shtetit shumën e rreth 25 milionë lekëve dëm financiar. Por abuzimi i njerëzve të LSI-së, punësuar prej Vangjel Tavos në Ndërmarrjen e Trajtimit Studentor në Gjirokastër, nuk ndalet me kaq. Sipas raportit nuk provohet me asnjë dokument ligjor as riparimi i automjetit ‘Toyota RAV 4’. Vlera e dëmit përllogaritet në rreth 10 milionë lekë të vjetra. Pra, në total janë rreth 35 milionë lekë të vjetra që nuk dihet se ku përfunduan, ndonëse s’është e vështirë të merret me mend. Pak javë më parë drejtoresha aktuale e kësaj ndërmarrje, Doriana Demo, denoncoi në Facebook paraardhësin e saj edhe për abuzimin me një tender për dyshekët e studentëve. Ajo madje paralajmëroi që do të bënte kallëzim në Prokurorinë e Gjirokastrës.

Nuk dihet nëse i ka shkuar deri në fund këtij zotimi, por edhe sikur Doriana Demo të ketë ndryshuar mendje rrugës, raporti i Drejtorisë së Inspektimit Financiar në Ministrinë e Financave, mjafton që Prokuroria e Gjirokastrës të fillojë një hetim për abuzimet me fondet publike në Ndërmarrjen e Trajtimit Studentor. Nuk është as çudi që kjo çështje të kalohet në heshtje, të bëhet sikur nuk ka ndodhur asgjë. Mbetet për t’u parë edhe nëse Nikolla Buka, Silva Rapi dhe Irena Koçi, do t’i kthejnë shtetit shumën prej 35 milionë lekë dëm financiar apo historia do të fashitet si shumë skandale të tjera që ka parë ky vend.

© ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari
Kryesore

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari

28/10/2026
Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)
Kryesore

Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)

28/10/2026
Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën
Kryesore

Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën

28/10/2026
Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund
Kryesore

Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund

28/10/2026
115 mijë votues në qarkun Gjirokastër, PS kërkon 3 mandate, PD punon për Tritan Shehun
Kryesore

Datat e mundshme për zgjedhjet lokale 2027

28/10/2026
Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së
Kryesore

Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së

27/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari

28/10/2026
Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)

Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)

28/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al