Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, pak javë më parë bëri publik lajmin që është pjesë e këngës së Kampionatit Botëror 2018. Ditën e sotme filloi zyrtarisht Botërori dhe u përfol gjatë se në hapjen e tij do të performohej kënga ‘Live it up’, e cila këndohet nga Era Istrefi, Nicky Jam dhe Will Smith. Por sipas mediave një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe sot në hapjen zyrtare. Era nuk ka qenë e pranishme për të kënduar.
Nëna e saj Suzana Tahirsylaj, në një prononcim për mediat kosovare ka treguar, se Era do të performojë live në Rusi në mbylljen e Kampionatit dhe jo në hapjen e tij. “Era ka me qene ne finalen e Kampionatit, ka me performu ‘live’”, ka thënë ajo.