• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbulohet ferma me 1.4 ton kanabis në Greqi, arrestohet një shqiptar (Emri)

20/10/2024
Zbulohet ferma me 1.4 ton kanabis në Greqi, arrestohet një shqiptar (Emri)

Një plantacion i madh i kultivuar me marijuanë dhe një sasi tepër e madhe e tharë dhe gati për shitje janë zbuluar nga një operacion i policisë greke në një zonë pyjore në Tripoli.

Operacioni është zhvilluar nga policia e Tripolit, në bashkëpunim me njësitë OPKE të Arkadias dhe Lakonias, ekipit të qenve të Mesinias, Departamentit të Hetimeve Kriminale të Peloponezit dhe njësinë e helikopterëve të policisë greke.

Pas shfrytëzimit të duhur të informacionit dhe të dhënave, u krye një operacion i organizuar policor në zonën e mësipërme, ku ndodhej një plantacion i organizuar marijuane, i përbërë nga 28 nivele, në një vend të paarritshëm me sipërfaqe pyjore me bimësi të dendur dhe me mbulesë natyrore me një sipërfaqe totale prej përafërsisht 35 hektarësh. Policia gjeti të kultivuara gjithsej 1253 bimë marijuanë, të lartësisë deri në 3.5 metra të lartë, të cilat janë shkulur dhe konfiskuar së bashku me pajisjet përkatëse të ujitjes dhe kultivimit të gjetura në vend.

Përveç kësaj, në zonën e kultivimit, autorët kishin krijuar një zonë të veçantë të improvizuar për tharjen e fidanëve, si dhe zona ndihmëse, të cilat përdoreshin për akomodimin dhe vëzhgimin e plantacionit. Aty janë gjetur dhe sekuestruar 1 ton 398 kg 934 gram marijuanë të thara dhe një pjesë e paketuar dhe gati për shitje.

Policia ka identifikuar një nga të dyshuarit si pjesëtar i grupit kriminal që është përfshirë në këtë veprimtari dhe ka arritur ta kapë atë në zonën e Tripolit ndërkohë që po punon për identifikimin e autorëve të tjerë. I arrestuari mësohet se është shtetasi shqiptar Shqefet Ndreca 37 vjeç, nga Zejmeni i Lezhës, i cili qëndronte ilegalisht në Greqi.

Vlerësohet se fitimet e pritshme që do të merrnin ky grup nga aktiviteti i tyre kriminal, do të arrinin në 10 milionë euro.

Related Posts

Kush është zyrtari i lartë I.M bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit?
Kryesore

“Kanë nga 3 shtëpi luksoze dhe sërish marrin pagesën e qirasë”, Kuvendi paguan miliona euro për deputetët

17/03/2026
“Ngritja e heshtur e mafies shqiptare në Europë”
Kryesore

“Ngritja e heshtur e mafies shqiptare në Europë”

17/03/2026
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Kryesore

Gjykata Kushtetuese rrëzon Fredi Belerin, mbetet në fuqi dënimi i tij

17/03/2026
Dash Shehi: Nuk bëhen protesta javë për javë, kjo është çmenduri!
Kryesore

Dash Shehi: Nuk bëhen protesta javë për javë, kjo është çmenduri!

17/03/2026
Bejko: Në PD statuti është vetë Berisha, baza e partisë nuk e do
Kryesore

Bejko: Në PD statuti është vetë Berisha, baza e partisë nuk e do

17/03/2026
Gjirokastër, sherr me grushta në ‘Granicë’, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër, gjendet i pajetë në banesë një 54-vjeçar

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E keni vënë re? Kate Middleton nuk heq dorë nga kjo diademë ikonike

E keni vënë re? Kate Middleton nuk heq dorë nga kjo diademë ikonike

19/03/2026
Çfarë ndodhi? Demi Lovato anulon koncertet për arsye shëndetësore

Demi Lovato: Më parë hyja në dyqanin ushqimor dhe qaja

18/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al