• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zëdhënësi i Angela Merkel: Dua të vizitoj Shqipërinë, diçka më tërheq atje, jam adhurues i madh i shkrimtarit Ismail Kadare

28/01/2022
Zëdhënësi i Angela Merkel: Dua të vizitoj Shqipërinë, diçka më tërheq atje, jam adhurues i madh i shkrimtarit Ismail Kadare

BUNDESPRESSEBALL 2011 , INTERCONTI HOTEL BERLIN COPYRIGHT : STAR PRESS , KURFUERSTENDAMM 28 , 10719 BERLIN TEL. 030 / 50174314 FAX : 030 / 50174316 MOBIL : 0172 5103872 WWW.STARPRESS.DE MAIL : [email protected] ABDRUCK NUR GEGEN HONORAR UND BELEGEXEMPLAR !

(Steffen Seibert në një intervistë për “Süddeutsche Zeitung”) Në pyetjen se cilat janë planet e tij për javët dhe muajt e ardhshëm, zëdhënësi i Angela Merkel u përgjigj:

“Planet e mia janë të vagullta, por edhe ato ndryshojnë vazhdimisht. Me siguri do të bëj një udhëtim me gruan time. Dhe në pranverë dua të shkoj në Ballkan, gjithsesi në Shqipëri. Kam një adhurim të madh për shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare, në gjurmët e të cilit dua të shtegtoj.

Diçka më tërheq atje, nuk mund ta them çka, por jo gjithçka duhet të jetë e shpjegueshme. Tashmë kam shikuar në Airbnb”.

****

Disa intervista lexuesi i lexon për pikë qejfi. I lexon për shkak se premtojnë edhe argëtim. Me këto pritje fillova të lexoj intervistën me Steffen Seibert, i cili ka qenë 11 vjet zëdhënës i Angela Merkelit. Intervista u botua të premten në magazinën e “Süddeutsche Zeitung”.

Seibert ka qenë moderator i njohur i lajmeve në televizionin gjerman ZDF, para së të bëhej zëdhënës i Merkelit, tani ai është njeri i lirë, pa obligime dhe plane të mëdha.

***

Titulli i intervistës premtonte zbavitje kolosale: “A e keni përqafuar zonjën Merkel kur jeni përshëndetur për herë të fundit?” – “Jo”.

Një titull i tillë zgjon kureshtje. Në vijim të intervistës Seibert tregon se si e ka harruar telefonin në një restorant në Berlin, “vetëm 5 minuta”, flet për Tweetin e tij më “të tmerrshëm” që ka shkruar ndonjëherë: në nguti e sipër ai më 2011 shkroi në Twitter “Obama bin Laden” në vend të “Osama bin Laden”.

***

Sa i përket përqafimit të zonjës Merkel: Seibert thotë se gazetari e përfytyron momentin e ndarjes si “tepër melodramatik”. Gazetari insiston: A mund të jetë Merkel tani mike e juaja, pasi që nuk është më shefe e juaja? Seibert:

“Ajo është ish-kancelare, unë jam ish-zëdhënësi i saj. Këto nocione mjaftojnë, këtu ka vend e tëra. Ne do mbesim në kontakt dhe për mua ky është mendim i bukur”. Pyetja tjetër: Ju mungon Merkel? Zëdhënësi: “Jo”. Pse jo? Seibert: “Sepse jemi takuar tashmë”. Privat? “Tani e tutje çdo takim është privat”. (E.Robelli)+

Related Posts

Dash Sula ‘betohet’ te Rama: Zoti kryeministër ju vlerësoj për vizionin! Atë që më dhe ti, s’ma dha partia ime! Ata më hodhën në rrugë
Kryesore

Dash Sula ‘betohet’ te Rama: Zoti kryeministër ju vlerësoj për vizionin! Atë që më dhe ti, s’ma dha partia ime! Ata më hodhën në rrugë

13/02/2026
“Kathimerini” shfrenon fantazinë: Të kandidojë djali i Fredi Belerit, për Bashkinë e Himarës. Rama po e mbron Shqipërinë nga islamizimi
Lajme

Ndryshe nga Rama, Mitsotakis nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

12/02/2026
Vdekja e biznesmenit italian në Shqipëri, reagon klinika: Operacioni për stomakun u realizua nga një ekip i specializuar
Lajme

Vdekja e biznesmenit italian në Shqipëri, reagon klinika: Operacioni për stomakun u realizua nga një ekip i specializuar

12/02/2026
Pamje të rënda/ 22 lopë dhe viça të djegur pasi zjarri përfshiu stallën (VIDEO)
Kryesore

Pamje të rënda/ 22 lopë dhe viça të djegur pasi zjarri përfshiu stallën (VIDEO)

12/02/2026
Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania
Lajme

Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania

12/02/2026
Biznesmeni italian vdes në Shqipëri: Mungojnë organet, trupi u mbush me lesh
Kryesore

Biznesmeni italian vdes në Shqipëri: Mungojnë organet, trupi u mbush me lesh

12/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Man.United “tremb” Inter, “djajtë e kuq” joshin Dimarco-n, vëzhgues special në Derbin e Italisë

Man.United “tremb” Inter, “djajtë e kuq” joshin Dimarco-n, vëzhgues special në Derbin e Italisë

13/02/2026
Dash Sula ‘betohet’ te Rama: Zoti kryeministër ju vlerësoj për vizionin! Atë që më dhe ti, s’ma dha partia ime! Ata më hodhën në rrugë

Dash Sula ‘betohet’ te Rama: Zoti kryeministër ju vlerësoj për vizionin! Atë që më dhe ti, s’ma dha partia ime! Ata më hodhën në rrugë

13/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al