Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina u shpreh se Sali Berisha po përdor demokratët si mburojë, njësoj siç bën Hamasi.
Në përgjigjen ndaj ish-kryeministrit, pasi ky i fundit hodhi akuza ndaj Lulzim Bashës, Karabina bën krahasimin me Hamasin, organizatën terroriste në Gaza ndaj së cilës bien akuza të forta se përdor civilët e thjeshtë si mburoja njerëzore.
Pra se Berisha po i fshihet drejtësisë dhe po përdor demokratët si mburojë.
“Sali Berisha bën mirë të shkojë të përballet me drejtësinë dhe mos të fshihet si struci.
Të shkojë të provojë së është i pafajshëm dhe mos përdorë demokratët si mburojë, njësoj siç bën Hamasi.
Sali Berisha është sot person i padëshiruar në SHBA dhe Britani të Madhe.
Për hallin e tij personal ka dy vjet që së bashku me Edi Ramën, mundohet të dëmojë PD-në, në këmbim të kullave të familjarëve të tij.
Hallet dhe makthet e non gratës nuk i zgjidh dhe as do t’i zgjidhë me mashtrim të gatuar në kazanin e përbashkët me Edi Ramën dhe të servirura në mediat e paguara me paratë e krimit dhe të korrupsionit.” – u shpreh Karabina.