Prokurori i San Isidro sot mori në pyetje Agustina Cosachov, psikiatre e Diego Armando Maradonës, e akuzuar për vr asje me dashje së bashku me gjashtë persona të tjerë dhe që përballet me 8 deri në 25 vite burgim. Sipas raportit hetimor, Pibe de Oro u braktis nga ekipi shëndetësor, puna e të cilit ishte e papërshtatshme, e mangët dhe e pamatur.
Avokati i psikiatres, Vadim Mischanchuk, tha: Nuk ka asnjë provë se ilaçet psikiatrike, të dhëna në këto doza, mund të kishin shkaktuar dështim të zemrës. Sëmundja e zemrës e zbuluar gjatë autopsisë nuk ka lidhje me trajtimin psikiatrik. Ilaçet nuk i dhanë asnjë efekt anësor sa pacienti ishte gjallë, për këtë arsye nuk u trajtua në klinikat ku u shtrua. Kur u largua nga klinika Olivos, ku u operua në kokë, zemra e tij funksiononte mirë.
Marrja në pyetje duhet të mbyllet të hënën, kur do të thirret neurokirurgu dhe mjeku personal i Maradonës, Leopoldo Luque.









