• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zëri Amerikës: Biden vendos t’i qëndrojë afatit të 31 gushtit për tërheqjen përfundimtare nga Kabuli

24/08/2021
Zëri Amerikës: Biden vendos t’i qëndrojë afatit të 31 gushtit për tërheqjen përfundimtare nga Kabuli

Presidenti Joe Biden ka vendosur të mos e zgjasë afatin për tërheqjen e plotë të trupave amerikane dhe aleatëve afganë nga Afganistani, që është 31 gushti. Lajmi u bë i ditur të martën nga një zyrtar i administratës.

Presidenti Biden e mori vendimin pas këshillimit me ekipin e tij të sigurisë kombëtare. Duke peshuar rreziqet që paraqet mbajtja e forcave në terren përtej afatit, zoti Biden zgjodhi të përfundojë misionin të martën e ardhshme, që ishte dhe afati që ai vendosi shumë përpara se talebanët të merrnin kontrollin e plotë të Afganistanit më 15 gusht.
Presidenti Biden i kërkoi ekipit të tij të sigurisë kombëtare që të hartojnë plane emergjence në rast se lind një situatë, që do të kërkonte shtyrjen për pak kohë të afatit, tha i njëjti zyrtar amerikan. Të martën Shtetet e Bashkuara e rritën numrin e fluturimeve ajrore me të evakuuar nga Afganistani, në nivelin më të lartë të tyre. Zoti Biden po shqyrtonte mundësinë nëse do të zgjasë afatin që vendosi vetë, duke marrë në konsideratë kërcënimet e vazhdueshme të sigurisë nga grupet ekstremiste në kryeqytetin afgan, rezistencën e talebanëve ndaj shtyrjes së afatit si dhe mundësive që jo të gjithë amerikanët dhe aleatët afganë në rrezik, mund të evakuohen deri të martën tjetër.
Aleatët evropianë të Shteteve të Bashkuara, ligjvënësit amerikanë, grupet e veteranëve si dhe organizatat e refugjatëve po i kërkojnë Presidentit Biden të vazhdojë evakuimet për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
Në një konferencë shtypi në Kabul, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha të martën se grupi nuk do të pranojë “asnjë zgjatje” të afatit.
Më vonë gjatë ditës, zëdhënësi Pentagonit John Kirby, tha se ushtrisë do t’i duhen “të paktën disa ditë” për të tërhequr plotësisht nga Kabuli pajisjet si dhe disa mijëra trupa. Ai tha se ende po synohet që largimi të ndodhë deri më 31 gusht. Sipas zotit Kirky ka kohë të mjaftueshme për të nxjerrë të gjithë amerikanët nga Afganistani, por ai dha pak detaje në lidhje me përfundimin e evakuimit të të gjithë afganëve në rrezik.
“Ne besojmë se kemi aftësinë për ta bërë këtë gjë deri në fund të muajit“, tha ai, duke iu referuar një numri të paspecifikuar qytetarësh amerikanë që kërkojnë të largohen nga ky vend. Ai tha se disa qindra vetë janë evakuuar të hënën dhe se “disa mijëra” kanë arritur të dalin që nga fillimi i operacionit, por pa dhënë më shumë detaje.
Aleatët e Shteteve të Bashkuara e vende të tjera po kryejnë gjithashtu evakuime dhe do të duhet t’i mbyllin operacionet e të largohen, përpara trupave amerikane./ VOA

Related Posts

Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Kryesore

Të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi, zbulohet shkaku

25/04/2026
Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Barazim me gola, Arsenali e Atletico bëjnë paqe në Champions (VIDEO)

Barazim me gola, Arsenali e Atletico bëjnë paqe në Champions (VIDEO)

29/04/2026
I propozoi martesë! Diola Dosti rrëfen emocionet e momentit kur Erolld Belegu i dha unazën

I propozoi martesë! Diola Dosti rrëfen emocionet e momentit kur Erolld Belegu i dha unazën

29/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al