Më pak se 2 orë ka zgjatur protesta e opozitës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit para Kryeministrisë.
Mbështetësit e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj u mbledhën para Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në një protestë masive pas akuzave të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili akuzoi Edi Ramën dhe qeverinë për korrupsion dhe abuzime me fondet publike. Organizatorët ndryshuan agjendën e protestës, ndryshe nga tubimet e kaluara të cilat u zhvillan me bllokime rrugësh dhe mosbindje civile.
Në protestën e kësaj të shtune para Kryeministrisë pati fjalime nga kryetari i PD, Sali Berisha, përfaqësues të tjerë demokratë.
Gjithashtu, pati një mesazh zanor edhe nga Ilir Meta i cili ndodhet në burg prej 21 tetorit 2024.