• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zgjedhja e Klodian Brahos, një teatër mediokër

11/12/2025
Po sikur Jamarbri të ketë ngrënë kumbulla pas shpinës së Saliut?

Nga Andi Bushati

Duke qenë se emri i kreut të ri të SPAK, ishte vendosur jashtë asaj salle ku të katër kandidatët paraqitën platformat dhe iu përgjigjën pyetjeve të anëtarëve të KLP-së, interesi i seancës së zhvilluar këtë të enjte, më shumë sesa tek fituesi ishte i fokusuar tek cilësia e procesit. Duhet thënë pa frikë se ishte një zhgënjim. Një banalietet kënvdvështrimesh për çfarë është bërë deri më tani, një mungesë vizioni se si duhet vijuar nesër, një mospërballje gati e verbër me polemikat që ekzistenca e prokurorisë speciale ka shkaktuar në shoqëri.

Edhe Adanan Xholi edhe Doloreza Musabelliu edhe Elvin Gokaj edhe Klodian Braho nuk e tejkaluan dot nivelin bazik të hartuesit të biografive personale dhe të kronologjisë së dënimeve që kishin dhënë në vite, pa u ngritur dot në lartësinë e atij që di të analizojë punën e kryer dhe atë që do të vijojë.

Ata, të katërt, dinin të ishin enumerativë, pa qenë në gjendje të tregoheshin kokludivë. Ata demostruan kujtesë për të renditur fakte, duke mos qenë të aftë të nxirrinin përfundime.

Në të vertete, pritshmëria ishte krejt tjetër. Që prej gjashtë vitesh që është në funksion dhe tre vitesh që ka filluar goditjet e mëdha, Prokuroria Speciale ka shkaktuar një debat të gjërë publik. Mbi të janë ngritur pikpyetje për motivime politike në marrjen të pandehurve dhe për prishjen e qëllimtë ekuilibrave pozitë opozitë.

Mbi të janë hedhur dyshime për represivitet të terpruar në masat e arresteve dhe burgosjet, pa pritur vendime të formës së prerë. SPAK është hedhur poshtë nga Gjykata e të drejtave të njeriut në Strasburg, për çështje si ajo e Lapsit apo e Thoma Geëllçit, si dhe për marrjen e provave pa vendime gjykate nga Kushtetuesja. Ai është akuzuar po ashtu, siç ka deklaruar edhe vetë me gojën e tij drejtuesi i derisotëm Dumani, për influencë të tepruar mbi vendimmarrjen e gjykatave.

Por, të gjitha këto probleme themlore vetëm sa u cikën në seancën maratonë që zgjati afro gjashtë orë. Të katër prokurorët konkurentë thanë ndonjë fjalë të përciptë për mosshkeljen e të drejtave të të pandehurve, u justifikuan për rrjedhjen e sekreteve hetimore, që s’kishin dalë nga institucioni i tyre dhe mohuan të kenë pranuar presione nga politika. Por pjesën më të madhe të ligjërimeve të tyre, nuk pati mendim, nuk pati thellësi, nuk pati dalje nga guacka teknike e një prokurori të thjeshtë, për tu ngritur në nivelin e një drejtuesi që e sheh institucionin të ndërvarur me pushtetet e tjera në veçanti dhe me krejt shoqërinë në tërësi.

Edhe më qesharake e bëri të tërën bashkëbisedimi me anëtarët e qeverisë të gjyqsorit, që në një pjesë të madhe i ngjante kiuzeve që i bëhen konkureneteve bukuroshe në spektaklet e mis Albanias. Të shikoje njerëzit që prezumohen të luftojnë krimin dhe korrupsionin në nivelet e larta tu përgjigjeshin pyetjeve se cila qe pika e tyre më e fortë apo më e dobët, se nëse njerëzve që i vinin në zyrë për ndërhyrje iu jepnin kafe apo kakao, nëse jeta e tyre si prokurore specialë kishte privime, apo nëse ndiheshin të kërcënuar, ishte e mjerueshme. Testeve më të koklavitura se këto dinë tu përgjigjen edhe studentët fillestarë të juridikut.

Natyrisht, ashtu sikurse pritej, në fund, ndodhi ajo që dihej dhe përflitej prej kohësh. Me 7 nga 11 votat e mundshme, Klodian Braho u zgjodh për një mandat tre vjeçar si drejtues i SPAK. Edhe ata që mund të kishin dyshime, në fund u bindën nga vizita e një nate më parë në SPAK e delegacionit të diplomatëve të lartë amerikanë. Shkujdesja e tyre për të hyrën në zyrën me numër 309, duke e veçuar kandidatin e preferuar nga konkurentët e tjerë si dhe kujdesja për ta botuar foton e këtij akti në faqen zyrtare të ambasadës vulosi gjithçka.

I gjithë procesi ishte i paracaktuar. Por nëse amerikanëve iu intereson qëllimi dhe jo mjetet, rezultati dhe jo forma, ata që ishin të zhveshur nga sikleti kryesor, ata që e dinin përfundimin, mund ti kishin dhënë zgjedhjes së fituesit të imponuar një veshje më dinjitoze. Duke e ditur fituesin ata mund ta kishin kthyer këtë seancë në një debat të thellë për mangësitë, problemet dhe të ardhmen e SPAK. Në vend të tij dhuruan një debat bazik, të përciptë, mediokër që sbëri asgjë tjetër veçse nxorri më në pah nivelin e vërtetë të një institucioni që zbaton vendime të servirura nga lart./Lapsi.al

Related Posts

Jepnin para me fajde/ Pranga për 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt (VIDEO)
Kryesore

Jepnin para me fajde/ Pranga për 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt (VIDEO)

11/12/2025
Karriera dhe dosjet e “nxehta” të Klodian Brahos
Kryesore

Karriera dhe dosjet e “nxehta” të Klodian Brahos

11/12/2025
Kryesore

Rama përgëzon Dumanin: Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK

11/12/2025
Salianji në Gjirokastër, kritika PD-së: Si na e hodhi Rama me firmat tona për Avokatin e Popullit
Kryesore

Salianji në Gjirokastër, kritika PD-së: Si na e hodhi Rama me firmat tona për Avokatin e Popullit

11/12/2025
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Arrestimi i grupit të shqiptarëve në Greqi, kontrolle te banesa në Gjirokastër, gjenden armë dhe municione

11/12/2025
SHBA falënderon Dumanin: Presim të vijojmë partneritetin e fortë me Brahon
Kryesore

SHBA falënderon Dumanin: Presim të vijojmë partneritetin e fortë me Brahon

11/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jepnin para me fajde/ Pranga për 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt (VIDEO)

Jepnin para me fajde/ Pranga për 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt (VIDEO)

11/12/2025
Karriera dhe dosjet e “nxehta” të Klodian Brahos

Karriera dhe dosjet e “nxehta” të Klodian Brahos

11/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al