• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zgjedhjet e 2025, kreu i KQZ: Emigrantët do të kenë disa ditë kohë për të votuar, ja sa do të kushtojë posta

24/09/2024
Zgjedhjet e 2025, kreu i KQZ: Emigrantët do të kenë disa ditë kohë për të votuar, ja sa do të kushtojë posta

Në Shqipëri, Komisioni Qendror i zgjedhjeve po punon për përgatitjen e të gjitha akteve dhe procedurave që lidhen me votimin nga jashtë vendit të emigrantëve. Një praktikë e cila do të provohet për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme të pranverës së ardhshme.

Votimi do të bëhet përmes postës. Komisioneri Shtetëror Ilirjan Celibashi thotë në një bisedë me Zërin e Amerikës se do bëhen të gjitha përpjekjet që nga pikëpamja e garancisë së votës çdo gjë të jetë e qartë e të mos ketë dyshime. Por nga ana tjetër ai pranon se bëhet fjalë për një operacion logjistik i cili bëhet disi i vështirë për shkak të kohës së ngushtë në dispozicion. Pikërisht afatet e ngushta kohore po vënë në pikëpyetje serioze dhe zbatimin e votimit dhe numërimit elektronik në një numër të reduktuar qarqesh.

Parlamenti miratoi në fund të korrikut ndryshimet në kodin zgjedhor, përfshirë dhe votën e emigrantëve, duke ia ngarkuar përgjegjësinë e organizimit të të gjithë procesit, Komisionit Qendror të zgjedhjeve. Një ditë më parë, ky Komision, hodhi për konsultim projektvendimin për rregullat për regjistrimin e tyre dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve që do të votojnë nga jashtë.

Ky proces do të realizohet përmes një platforme online, ku secili nga ata që jetojnë jashtë, dhe dëshiron të votojë, duhet të hapë një llogari e më pas, siç shpjegon për Zërin e Amerikës, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, të ngarkojë aty dokumentin e identifikimit dhe një dokument që tregon se ku banon, “kjo më shumë për të treguar adresën se ku do të duhet t’i shkojë më pas fleta e votimit. Me pak fjalë, është një proces mjaft i thjeshtë nga pikëpamja teknike e aspak i komplikuar”.

Askush nuk di të thotë një shifër të saktë të emigrantëve me të drejtë vote, por sipas përllogaritjeve të përafërta shifra mund të vërtitet te 1 apo 1.1 milionë votues potencial. Zoti Celibashi thotë se KQZ do të angazhohet në një fushatë informimi për t’i njohur ata me këtë mundësi.

Votimi do të realizohet përmes postës. Fleta e votimit për emigrantët do të niset që në momentin kur KQZ-ja, do të ketë përmbyllur procesin e regjistrimit të kandidatëve dhe ka prodhuar fletën e votimit. “Mbeten rreth 28-32 ditë për KQZ-në, për të prodhuar fletët e votimit e për ta dërguar. Që në momentin që ne i dërgojmë fletën e votimit, procesi i votimit, konsiderohet i hapur. Pra mund të kenë një hapësirë disa ditëshe për të votuar”, shpjegon zoti Celibashi.

Komisioni do të dërgojë në adresën e treguar nga votuesi jashtë vendit, zarfet dhe fletën e votimit e cila, pasi është plotësuar, do të duhet t’i kthehet KQZ-së. “Zarfi në të cilin ndodhet fleta e votimit është një zarf i bardhë. Ky futet në një zarf tjetër që përmban të dhënat e votuesit. Kur mbërrin, zarfi që përmban adresën, griset dhe mbahet zarfi i bardhë. Të gjithë grumbullohen në një shportë dhe aty bëhet procesi i numërimit”, tregon Komisioneri i Zgjedhjeve.

Koston e dërgimit të fletës së votimit drejt KQZ-së, do të duhet ta mbulojë vetë votuesi. Zoti Celibashi pranon se bëhet fjalë për një proces të kushtueshëm. “Mjaft të dishkostot e shërbimit postar ndërkombëtar. Në varësi të largësisë, ato shkojnë nga 10-40 euro apo dollar, e më shumë, për një votues”, thotë ai.
Numërimi do të realizohet në Komisionin Qendror të zgjedhjeve, i cili këtë herë do të duhet të angazhohet kështu dhe në një proces të ri për të. “Eshtë një operacion logjistik, jo aq i komplikuar, se sa me angazhime, dhe për kohën në dispozicion na vë goxha në vështirësi. Po punojmë për të adresuar të gjitha pikëpyetjet se si do administrohet procesi. Ndarja do të jetë në 12 qarqe, sepse në varësi se ku ka regjistrin e gjendjes civile, aty shkon vota. Që në momentin e mbërritjes do ndahet sipas qarqeve. Ne po përpiqemi që nga pikëpamja e garancisë së votës çdo gjë të jetë e qartë e të mos ketë dyshime”, thekson zoti Celibashi.

Koha nuk premton dhe për aspekte të tjera të procesit zgjedhor që do të zhvillohet në Shqipëri. Ende nuk është e qartë se në sa qarqe do të zbatohet, edhe në zgjedhjet e ardhshme, votimi e numërimi elektronik. “Kishim propozuar që të zhvillohej në 4 po 5 qarqe, por tani, për kohën që ka mbetur, kjo është e pamundur. Do bëjmë dhe një diskutim të fundit me përfaqësuesit e partive politike, nëse mundet ta shtrijmë procesin e votimit elektronik të paktën në dy ose tre qarqe kryesore të vendit. Por çdo ditë që kalon, e ul mundësinë e zhvillimit të votimit elektronik në tre apo dy qarqe. Ndoshta, nëse koha kalon më tej, nuk do kemi mundësi fare për të përgatitur votimin elektronik qoftë dhe në një qark”, tregon zoti Celibashi duke mos fshehur keqardhjen për këtë. Ai shprehet i bindur se “do të ishte me dobi që kjo mënyrë votimi të shtrihej më tej”. Në zgjedhjet e fundit vendore, votimi dhe numërimi elektronik u realizua në bashkitë e Kamzës, Vorës dhe Elbasanit./VOA

Related Posts

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil
Kryesore

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!
Kryesore

Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!

20/03/2026
“Një Princ në Tepelenë”
Blog

“Një Princ në Tepelenë”

20/03/2026
Deputeti grek: Rama është bërë si Erdogan dhe Putin. Europa duhet ta ndalojë këtë që të shkojë më tej
Kryesore

Pas ndryshimeve në qeveri, Rama “shkund” partinë, zbardhet agjenda e asamblesë së PS

20/03/2026
Magazina si “shtëpi bari”, lirohet drejtori i burgut
Kryesore

Magazina si “shtëpi bari”, lirohet drejtori i burgut

20/03/2026
“Express”: Ksamili dhe Porto Palermo, dy xhevahire të fshehura të Europës
Kryesore

“Express”: Ksamili dhe Porto Palermo, dy xhevahire të fshehura të Europës

20/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ndihem si peshku pa ujë”/ Gimbo flet për Selin: Kam bërë dashuri shpirtërore me të

“Ndihem si peshku pa ujë”/ Gimbo flet për Selin: Kam bërë dashuri shpirtërore me të

20/03/2026
“Është në proces gjyqësor”/ Gimbo tregon se çfarë ndodhi me arrestimin e Gjestit

“Është në proces gjyqësor”/ Gimbo tregon se çfarë ndodhi me arrestimin e Gjestit

20/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al