• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zgjedhjet e 25 prillit/PD ka gati alternativë e saj për qytetarët, bie në një mendje me LSI-në

27/01/2021
Nga ish-Presidenti Nishani te analisti Marku, ja emrat e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve të PD-së

90 ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit, demokratët kanë gati alternativën e tyre për qytetarët shqiptarë. Grupi i ekspertëve të ekonomisë në Partinë Demokratike pas një pune 1 vjeçare në bashkëpunim me ekspertët gjerman të CDU-së, kanë dorëzuar në tryezën e Lulzim Bashës planin përmes të cilit ai do të kërkojë votëbesimin e shqiptarëve për të qenë në krye të vendit për 4 vitet e ardhshme.

Ekonomia do të jetë shtylla kryesore e programit të demokratëve. Ndryshimi për Lulzim Bashën duhet të nis nga taksat. Demokratët propozojnë që të ulet barra për biznesin nga 15 në 9 % përmes taksës së sheshtë.

Nëse do të marrë votëbesimin e shqiptarëve, Lulzim Basha ka premtuar se karburantin do ta paguajnë më lirë, pasi do të hiqet taksa mbi karburantin prej 24 lekësh. Ndërhyrje do të ketë edhe në skemën e sigurimeve shoqërore, të cilat demokratët premtojnë t’i ulin nga 24 në 18 përqind ku 9% të vlerës do ta paguaj punëdhënësi dhe 9 përqind do të jetë detyrim i punëmarrësit.

Demokratët janë të bindur se falë menaxhimit që do t’i bëjnë kompanive shtetërore të energjisë, do të mundësojnë uljen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë dhe biznesin. Ndërkohë që lehtësira pritet të ketë edhe për bizneset e huaja që do të kenë interes për të investuar në Shqipëri.

Një prej pikave kryesore të programit ekonomik të demokratëve pritet të jetë edhe vendosja në filtër e të gjithë koncensionareve dhe kontrateve të partneritetetit publik privat nga viti 2005 kur qeverisnin vetë demokratët dhe kryesisht kontratat e dhëna gjatë 8 vjeçarit të fundit nga maxhoranca e majtë. Përmes ligjit antimafia demokratët janë të bindur se të gjithë koncensionet korruptive do të zhbëhëne dhe shqiptarëve do të mund t’i rikthehen paratë e marra përmes kontratave abuzive.

Një prej sektorëve që do të vlerësohet si prioritar në programin e demokratëve është edhe ai i arsimit.

Lulzim Basha është zotuar se si kryeministër ndër vendimet e para që do të marrë është anulimi i ligjit të arsimit të lartë. PD parashikon në programin e saj dyfishim të buxhetit për arsimin, ndërkohë që do të ketë mbështetje financiare për çdo student që vjen nga familje me të ardhura mujore më pak se 64 mijë lekë në muaj. Për të krijaur një frymëmarrje në tregun e punës, demokratët parashikojnë në program që të mbështesin financiarish 10 mijë studentët më të mirë për çdo vit akademik.

Duke e cilësuar si të padrejtë, trajtimin e fermerëve nga qeveria e drejtuar nga Edi Rama, demokratët premtojnë 100 milionë euro subvencione çdo vit. Ndërkohë që mbështetje në vlerën e 50 milionë eurove pritet të ketë për të gjithë prodhuesit e produkteve Made in Albania.

Programi ekonomik i Partisë Demokratike përballë shqiptarëve pritet të prezantohet të enjten nga kreu i opozitës, Lulzim Basha dhe ekspertët e tij që kanë punuar përgjatë këtyre muajve për alternativën që do t’i ofrojnë shqiptarëve për zgjedhjet e 25 prillit.

Related Posts

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj
Kryesore

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj

26/07/2026
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026
Ngjarja horror në Roskovec, gazetari: Rozalinda pa live vrasjen e prindërve, ish-i fejuari i saj e ka dhunuar vazhdimisht
Kryesore

Ngjarja horror në Roskovec, gazetari: Rozalinda pa live vrasjen e prindërve, ish-i fejuari i saj e ka dhunuar vazhdimisht

25/07/2026
Ish-deputetja e PS për Ramën: Njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë
Kryesore

Ish-deputetja e PS për Ramën: Njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë

25/07/2026
Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë
Kryesore

Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë

25/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“A është Tajson Furi këtu?”, Xhoshua nuk përmbahet pas triumfit ndaj Prengës: Do t’ia shqyej zemrën! Jam kampioni më i ashpër dhe më i pamëshirshëm që ka ekzistuar

27/07/2026
Jasir Asani i jep fund dilemave, futbollisti i Kombëtares shqiptare del në stërvitje me…

U rikthye në Iran, Jasir Asani ka një mesazh për tifozët e Esteghal

26/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al