Edhe pse zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike janë farsë pasi dihet që Lulzim Basha do të rikonfirmohet në krye, rivalët e tij vijojnë takimet me demokratët nëpër Shqipëri. Agron Shehaj do të ndalet sot pasdite në një takim me anëtarët e PD-së në Gjirokastër. Shehaj do të zhvillojë një bashkëbisedim me ta për të kërkuar mbështetje në zgjedhjet e 13 qershorit. Edhe pse kandidatët e tjerë kanë kërkuar të kenë listat e anëtarësisë, pra ata që kanë të drejtë të votojnë për kryetarin, PD përmes Jemin Gjanës i ka refuzuar. Ndërkohë as Basha s’ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit për të dalë njësoj i barabartë në garë me të tjerët. ©argjiroja.net