• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zgjedhjet për Parlamentin Europian, ja çfarë ndikimi ka rezultati në politikën e zgjerimit

11/06/2024
Zgjedhjet për Parlamentin Europian, ja çfarë ndikimi ka rezultati në politikën e zgjerimit

Frika nga ndonjë rritje e madhe e së djathtës ekstreme në Parlamentin Evropian (PE) nuk u realizua.
Zgjedhjet për këtë institucion u mbajtën nga data 6 deri më 9 qershor.
Përkundër përparimit relativisht të vogël të partive të ekstremit të djathtë në disa vende, partitë që konsiderohen tradicionalisht proevropiane, do ta kenë shumicën edhe në përbërjen e re të PE-së.

Për diplomatët në Bruksel, ky është lajm i mirë edhe për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, por edhe për raportet e BE-së me Ballkanin Perëndimor, sepse, sipas tyre, edhe në përbërjen e re të PE-së do të ketë një shumicë të mjaftueshme të deputetëve, që do të vazhdojnë t’i mbështesin këto politika.

Sipas rezultateve të deritashme – e as përfundimtaret nuk pritet të sjellin ndonjë ndryshim dramatik – grupimet kryesore politike, me disa ndryshime, i kanë ruajtur pozicionet që i kanë pasur edhe më herët.

Partia Popullore Evropiane (PPE) pritet t’i ketë 186 vende në Parlamentin me 720, që nënkupton dhjetë vende më shumë se në përbërjen e deritashme.
Grupimi socialist S&D do t’i ketë 135 vende, apo katër më pak se në periudhën 2019-2024.
Liberalët nga grupi Renew pritet t’i kenë 79 vende, që do të thotë 23 më pak se në përbërjen e deritashme, ndaj mund të konsiderohen edhe si humbës të mëdhenj.
Megjithatë, së bashku, këto tri grupe pritet ta kenë shumicën, me rreth 400 vende, dhe nëse merren vesh, mund ta sigurojnë numrin e votave për vendimet kryesore të BE-së, përfshirë edhe zgjerimin.
Në favor të zgjerimit, pos partive të përmendura janë edhe grupi i Të Gjelbërve që do t’i ketë 53 vende në PE dhe grupi i partive konservatore ECR me 73 vende.

E vetmja parti që ka qenë kundër zgjerimit, është Identiteti dhe Demokracia (ID), që pritet t’i ketë 58 vende në PE. Ajo mund të rritet, varësisht se cilat parti do t’i bashkohen, por, prapëseprapë, nuk do ta vinte në rrezik mbështetjen për procesin e zgjerimit nga ana e PE-së.

Related Posts

Ina Zhupa: Situata e menaxhimit të mbetjeve në Sarandë, problem serioz për turizmin
Kryesore

Ina Zhupa: Situata e menaxhimit të mbetjeve në Sarandë, problem serioz për turizmin

04/04/2026
Rama: Kush thotë është rritur korrupsioni, është një gënjeshtër e madhe
Kryesore

Rama: Kush thotë është rritur korrupsioni, është një gënjeshtër e madhe

04/04/2026
Ndalohet në Kakavijë gruaja me 20 mijë euro, nuk i kishte deklaruar në kufi (FOTO)
Kryesore

Abuzoi me të miturin në Gjirokastër, 17-vjeçari ndalohet në Kakavijë

04/04/2026
Rrahën për vdekje 63-vjeçarin në Vlorë, policia shpall në kërkim 3 persona (Emrat)
Kryesore

Rrahën për vdekje 63-vjeçarin në Vlorë, policia shpall në kërkim 3 persona (Emrat)

04/04/2026
AKU bllokon 4 ton produkte bimore mjekut popullor, gjobë 200 mijë lekë
Kryesore

AKU bllokon 4 ton produkte bimore mjekut popullor, gjobë 200 mijë lekë

04/04/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)

04/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Bayern përmbys Freiburg, afrohet edhe më shumë me titullin

VIDEO/ Bayern përmbys Freiburg, afrohet edhe më shumë me titullin

04/04/2026
Doli në skenë edhe për stolin e Shqipërisë, tek Italia shfaqen tre emra për të pasuar Gatusson

Doli në skenë edhe për stolin e Shqipërisë, tek Italia shfaqen tre emra për të pasuar Gatusson

04/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al