Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pezulluar të gjitha transferimet e të dënuarve deri pas zgjedhjeve të 18 qershoirt. Kjo sipas drejtorisë së burgjeve bëhet për efekt sigurie.
Po ashtu janë pezulluar edhe lejet për të gjithë të dënuarit në burgje.
Sistemi i burgjeve ishte një nga garancitë që kryeministri Rama i ofroi kreut të PD, Lulzim Basha për zgjedhjet e 18 qershorit, bashkë me arsimin dhe policinë.