Ndonëse doli e para në rang qarku, Partia Socialiste është larg rezultateve të dikurshme në zonën e Dropullit.
Në zgjedhjet e 25 qershorit PS mori një numër më të madh votash krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2015, por diferenca me LSI-në e vendit të parë është rreth 1500 vota më pak.
Referuar rezultateve të KQZ-së, në Bashkinë Dropull LSI ka marrë 2922 vota, PS 1514 vota, ndërsa PD 1037 vota. Kujtojmë që në vitin 2015 PS doli forcë e katërt në Bashkinë Dropull.
Në votat e demokratëve janë gjithashtu edhe ato vota që shkojnë tradicionalisht për PBDNJ-shin e Vangjel Dules, që doli në koalicion me të djathtët.
Partia tjetër e minoritetit, MEGA, ka marrë 45 vota dhe çuditërisht 6 vota kanë shkuar për partinë çame, PDIU.
Më poshtë tabela e plotë e rezultateve të Dropullit.
/ArgjiroLajm.net/