Në rreth katër muaj, opozita e drejtuar nga Lulzim Basha ka zhvilluar nëntë protesta kombëtare, ku të paktën 7 prej tyre kanë qënë të dhunshme, dhe në secilën prej tyre Basha ka thënë se Rama ra, regjimi është në grahmat e fundit etj.
Por, ndërkohë që Basha disa herë ka thënë se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, në fakt sot zgjedhjet po zhvillohen dhe gjithçka po vijon e qetë.
Qendrat e votimit janë hapur që në 07:00, sipas orarit zyrtar. Por, ndërkohë që në Tiranë, qytetarët vijojnë t’u drejtohen qendrave të votimit, CNA.al ka mësuar se Lulzim Basha po bën atë që di të bëjë më mirë. Po fle në shtëpinë e tij.
Të gjithë e dinë dobësinë e madhe që Luli ka për gjumin, dhe sot ndërkohë që zhvillohen zgjedhjet, ai po e shfrytëzon mësë miri këtë ditë, për të fjetur. Në selinë blu, deri pas orës 12:00, nuk është parë kryetari i opozitës./ CNA.al









