• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zgjidhet misteri 150-vjeçar/ Gjenden në Australi rrënojat e anijes me avull City of Hobart

06/03/2026
Zgjidhet misteri 150-vjeçar/ Gjenden në Australi rrënojat e anijes me avull City of Hobart

Një mister detar që kishte mbetur i pazgjidhur për më shumë se 150 vjet është zbardhur pasi zhytësit kanë zbuluar më në fund rrënojat e anijes me avull City of Hobart pranë brigjeve të Victoria, në Australia. Anija prej hekuri u gjet rreth 30 kilometra larg bregdetit të Gippsland, pas pothuajse dy dekadash kërkimesh nga një ekip zhytësish dhe studiuesish të historisë detare. City of Hobart ishte fundosur në vitin 1877 teksa transportonte një ngarkesë qymyri nga Newcastle drejt Melbourne. Sipas të dhënave historike, aksidenti ndodhi pasi boshti i helikës u thye dhe depërtoi në trupin e anijes, duke shkaktuar dëme fatale që çuan në fundosjen e saj. Kapiteni dhe ekuipazhi arritën të braktisnin anijen me varka shpëtimi dhe u shpëtuan të nesërmen nga një anije që po kalonte rastësisht në zonë.

Kërkime që zgjatën gati 20 vjet

Rrënojat u gjetën nga një ekip zhytësish të udhëhequr nga studiuesi Mark Ryan, bashkëthemelues i Southern Ocean Exploration. Ekipi kishte nisur kërkimet që në vitin 2007 dhe për vite me radhë ishte i bindur se ndodhej shumë pranë vendndodhjes së anijes. Zbulimi erdhi në mënyrë të papritur, kur një anije kërkimore që po kryente matje për një park eolik në det të hapur identifikoi një objekt në fund të detit në zonën që po studiohej. Pas këtij sinjali, zhytësit u zhytën dhe konfirmuan se bëhej fjalë për rrënojat e City of Hobart.

“Të zhytesh për herë të parë në një rrënim të tillë është e pabesueshme. Dhe të jesh ekipi i parë që e sheh atë është diçka mahnitëse. Ne e kemi kërkuar këtë anije për gati njëzet vjet,” tha Ryan.

Qindra anije të mbytura në Viktoria
Zbulimi i ri ndihmon në zgjidhjen e një prej shumë mistereve detare të shtetit të Victoria, ku janë të regjistruara rreth 660 anije të mbytura. Megjithatë, vetëm rreth gjysma e tyre janë identifikuar deri më tani. Një nga misteret më të mëdha që mbetet ende i pazgjidhur është zhdukja e anijes Madagascar, e cila u fundos në vitin 1853 ndërsa transportonte ar nga Victoria, një ngarkesë që sot vlerësohet rreth 500 milionë dollarë. Historianët e konsiderojnë gjetjen e saj si një nga zbulimet më të mëdha të mundshme në historinë detare.

Zbulimi i City of Hobart u bë gjatë studimeve për projektin energjetik Aurora Green. Sipas Renee Kurowski nga Iberdrola Australia, zbulime të tilla kanë një rëndësi të veçantë për dokumentimin e historisë. Sipas saj, këto gjetje nuk janë vetëm spektakolare, por përbëjnë edhe objekte me vlerë kulturore që ndihmojnë në ruajtjen dhe kuptimin e historisë detare të Australisë për brezat e ardhshëm.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Studimi: Evropianët prehistorikë përdornin një shumëllojshmëri produktesh bimore dhe shtazore në gatim
Lifestyle

Studimi: Evropianët prehistorikë përdornin një shumëllojshmëri produktesh bimore dhe shtazore në gatim

05/03/2026
Shampot e shtrenjta nuk janë gjithmonë më të mira për flokët, ekspertët shpjegojnë arsyet
Lifestyle

Shampot e shtrenjta nuk janë gjithmonë më të mira për flokët, ekspertët shpjegojnë arsyet

03/03/2026
Çfarë duhet të dini nëse hani pas orës 20:00?
Lifestyle

Çfarë duhet të dini nëse hani pas orës 20:00?

28/02/2026
Burra Neandertalë dhe gra Homo sapiens, studimi zbulon tendencën e çiftëzimit që formësoi ADN-në tonë
Lifestyle

Burra Neandertalë dhe gra Homo sapiens, studimi zbulon tendencën e çiftëzimit që formësoi ADN-në tonë

27/02/2026
A mund të veshim të njëjtat palë çorape të nesërmen? Përgjigjet shkenca
Lifestyle

A mund të veshim të njëjtat palë çorape të nesërmen? Përgjigjet shkenca

25/02/2026
Delfini “Mimo” përshtatet në lagunën e Venecias, shkencëtarët kërkojnë rregulla më të forta për anijet
Lifestyle

Delfini “Mimo” përshtatet në lagunën e Venecias, shkencëtarët kërkojnë rregulla më të forta për anijet

25/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zgjidhet misteri 150-vjeçar/ Gjenden në Australi rrënojat e anijes me avull City of Hobart

Zgjidhet misteri 150-vjeçar/ Gjenden në Australi rrënojat e anijes me avull City of Hobart

06/03/2026
FOTO/ Forma fantastike “zbut” Sylvinho-n, takim “kokë me kokë” me Muçin

FOTO/ Forma fantastike “zbut” Sylvinho-n, takim “kokë me kokë” me Muçin

06/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al